Ushqimet fatsjellëse që s’duhet të mungojnë në tavolinën e Vitit të Ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas një viti të vështirë që po lëmë pas të gjithë kemi nevojë për pak fat e mbarësi. Në të gjithë botën ekzistojnë disa lloje traditash e ritualesh që besohet se sjellin fat për vitin e ardhshëm.

Më poshtë, po ju njohim me listën e ushqimeve që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj në datën 31 dhjetor nëse doni të keni fat të mirë në vitin e ardhshëm.

Konsumoni 12 kokrra rrush në mesnatën e ndërrimit të viteve. Kjo është një traditë spanjolle dhe portugeze, sipas së cilës, 12 kokrrat e rrushit simbolizojnë 12 muajt e vitit pasardhës dhe konsumimi i tyre në këtë ditë të veçantë sjell mbarësi për çdo muaj të vitit që do të vijë.

Konsumoni ushqime në formë unaze për vaktin e mëngjesit, si petullat e ëmbla apo kekun e pjekur në tavën karakteristike në formë rrethore dhe me hapësirë boshe në mes. Ushqimi në këtë formë përfaqëson ciklin e plotë të vitit, pra viti i ardhshëm do të jetë i plotë dhe i mbarë në çdo muaj apo stinë.

Mishi i derrit

Shumë njerëz mendojnë se mishi i derrit është ushqimi që sjell më shumë fat në krahasim me ushqimet e tjera, veçanërisht nëse konsumohet në natën e ndërrimit të viteve. Kjo për arsye se derrat janë të shëndoshë, gjë që simbolizon shëndet dhe begati.Ata gjithashtu kërkojnë ushqim me hundë, që simbolizon progresin.

Përplasni një kokërr shegë në dysheme

Në Greqi, në natën e Vitit të Ri vendasit përplasin një shegë në derën kryesore të shtëpisë. Kjo bëhet që nga shega të dalin sa më shumë kokrra që të jetë e mundur, sepse kokrrat e saj simbolizojnë begatinë dhe mirëqenien.

Lexo edhe :  Filmohet përplasja e tmerrshme midis Porsche dhe BMW në Nürburgring

Piqni peshk të pa copëtuar

-Peshqit konsiderohen fatsjellës për tri arsye :

1- luspat e tyre ngjasojnë më qindarkat, pra paratë
2- ata qëndrojnë në grupe, çka simbolizon bashkimin në familje
3- ata gjithmonë notojnë përpara, çka simbolizon progres

Konsumoni makarona të gjata pa i thyer

Kjo është një traditë japoneze, sipas së cilës makaronat e gjata simbolizojnë jetën e gjatë dhe fatin.

Konsumoni perime me ngjyrë të gjelbër

Kjo për arsyen e thjeshtë se ato janë të ngjashme me paratë dhe në disa kultura besohet se konsumimi i tyre sjell mbarësi.

Gatuani një kek dhe fusni një monedhë në të kur ta piqni

Edhe kjo është një traditë greke. Personi të cilit i qëllon monedha konsiderohet me fat dhe viti i ardhshëm do të jetë i mbarë për të./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Kancelari Merz reagon për tarifat e Donald Trump

Kancelari gjerman Friedrich Mertz ka paralajmëruar se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave 30% ndaj produkteve evropiane do të godiste...

“Milani është bërë barcaleta e Italisë!” Nisin sulmet ndaj pronarit të “Djallit”

Komentet negative kundër drejtuesve të Milanit, pengesat në merkato nuk po kalojnë pa u vënë re: atmosfera është e tensionuar. Merkato është një vend ideal...

Bie “miti” PSG! Chelsea shkatërron 3-0 francezët që në pjesën e parë

Chelsea po shkatërron PSG në finalen e madhe për Kupën e Botës për Klube, e cila po luhet në “MetLife Stadium” në New Jersey...

Lajme të tjera

Web TV