Mjeku Sulçebe: Ja kur mund ta arrijë Tirana imunitetin e tufës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe ka deklaruar në studion e “ABC” se duhet që 70% e qytetarëve në Tiranë të bien në kontakt me virusin për të arritur atë që quhet imuniteti i tufës.

Ai deklaroi se do duhen të paktën edhe tre muaj për të arritur një shifër të tillë, por shtoi sëmundja prapëseprapë nuk do zhduket.

Kemi rritje të imunitetit. Asnjëherë testet nuk janë mjaftueshëm sa duhet. Nuk është e thjeshtë të bësh testime masive. Mangësi të testimeve ka pasur kudo. Gjurmimi do mjaft burime njerëzore sepse do të thotë të kapësh kontaktet e personave që janë të sëmurë.

Nuk është e lehtë. Do shumë asete dhe nuk mund të themi se mund të realizohet përveçse në disa vende të Azisë Lindore. Shifra ishte një surprizë. Ne prisnim maksimumi 30% dhe pak a shumë duke parë ecurinë e epidemisë që nga korriku e deri tani shikonim nga 30 deri në 35%. Kemi pasur përhapje të vazhdueshme të infeksionit.

Imuniteti i tufës mendohej se do të arrihej me 60% të popullatës të imunizuar. Kjo popullatë shërben si barrierë mbrojtëse.

Është evidentuar në muajt e fundit që infeksioni është rritur. Nëse ne në Tiranë jemi 50% duhet të shkojmë te 70% për të arritur imunitetin e tufës. Duhen të paktën edhe tre muaj. Kur arrihet imuniteti nuk zhduket sëmundja por kalohet në një situatë endemike. Ekziston infeksioni por më pak se tani”, tha Sulçebe.

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV