Banori u ankua për legalizimin/ Rama nuk kursen batutat: Rrinë urtë vlonjatët e bërtet korçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë me inspektimeve në Kume të Vlorës, një lagje e madhe informale prej 24 hektarësh pranë plazhit të Vjetër, ku pasi janë ndërtuar rrjetet e ujësjellës – kanalizimeve, do të vazhdohet me infrastrukturën rrugore, ndriçimin, gjelbërimin.

Gjatë inspektimeve Rama është pritur nga një numër i madh banorësh. Një prej tyre i është ankuar kryeministrit se shumë qytetarë e kanë marrë legalizimin, ndërsa ai akoma jo.

Pjesë nga biseda:

Banori: S’kam marrë legalizimin, 10 veta e kanë marrë vetëm unë…

Rama: E ke tepruar pak me lartësinë, por dhe do ta zgjidhim. 10 e kanë marrë ti se ke marrë e tani thua kemi probleme me legalizimin.

Banori: Vetë na thanë hajdeni nga Korça…

Rama: Nga Korça ke ardhur ti? Duke ndenjur me vlonjatët të duket vetja vlonjat por s’je vlonjat. Dëgjo se nuk shkon kjo, rrinë urtë të tërë vlonjatët dhe bërtet korçari. Mos i shiko kështu këta se rrinë kështu si korçarë, se po hapën gojën këta e di si vjen puna pastaj.

Banori: Jemi bërë ne korçarët më shumë se vlonjatët.

Rama: Shaka bëjmë tani, se për fat të mirë kemi ardhur të fillojmë punën dhe shakaja na lejohet. Na e bë një fotografi me këta djemtë tani.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Kredi me zero interes për administratën, 10 ditë afat!

Kanë mbetur edhe dhjetë ditë afat për të aplikuar në blerjen e banese me kredi zero nga punonjësit e...

Gjesti dhe Egli të përvëluar, flasin me njëri-tjetrin: Më merr malli të të kem në krevat

Gjesti ka diskutuar me Eglin për raportin e tyre: Gjendja është e rëndë. Egli: Jemi mirë kështu siç jemi por është e vështirë këtu në të...

Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë

Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo. Nëse...

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane i ka dhënë dritën jeshile...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Lajme të tjera

Web TV