Mbyllet gara për dy vendet vakante në KLP, konkurrojnë 5 prokurorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është mbyllur gara për vakancat në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP) pas shkarkimit nga Vettingu të dy anëtarëve, Besnik Cani dhe Arben Dollapaj.

Në garë janë 5 prokurorë. Dy nga prokuroria e Vlorës,  një nga Durrësi, një nga Berati e një nga Tirana.

Mësohet se Bert Kuliçi dhe Elona Alvora janë dy prokurorët e Vlorës që garojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Brenda javës pritet që Prokuroria e Përgjithshme të nxjerrë datat e votimit sipas prokurorive.

Cani u shkarkua nga posti i prokurorit për shkak të problemeve me pasurinë, vendim i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit çka solli edhe humbjen e mandatit si anëtar KLP-je.

Për të njëjtin shkak, për probleme me pasurinë u shkarkua edhe Arben Dollapaj. Aktualisht KPL ka 9 prokurorë, nga 11 që është numri i plotë i saj.

Plotësimi i vakancave ishte parashikuar që të bëhej që në nëntor por Prokuroria e Përgjithshme pezulloi aplikimet pas urdhrit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për të ndaluar grumbullimet në vende të mbyllura apo të hapura./Fjala.al

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Lajme të tjera

Web TV