Rama: I lehtësuar që angazhimin në OSBE, t’ia kaloj Oltës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj i ka dorëzuar detyrën ministres së emëruar Olta Xhaçka.

Kryeministri Rama është shprehur se tashmë institucioni i ministrisë së Jashtme do të ketë një person me të drejta të plotë.

Ndër të tjera ai ka thënë se ndihet i lehtësuar që këtë angazhim do ja kaloj Oltës.

Faleminderit për përpjekjen dhe kryerjen e kësaj detyre duke qene i detyruar që ta kryesh detyrën në mënyrë të penguar që në fillim si rezultat i një ngërci të krijuar institucionalisht unë besoj se ti në këtë periudhë detyra dhe kohë jo të lehta që ka kaluar ky institucion janë përballur me dinjitet dhe profesionalizëm. Pa diskutim që për mua ka qenë një barrë e shtuar dhe në kushte të tjera do të ishte krejt e panevojshme sepse Genti i ka pasur dhe i ka të gjithë kapacitetet për të mbajt këtë barrë por nga detyrimi i pashmangshëm për ta përfaqësuar Shqipërinë dhe formalisht në nivelin më të lartë të këtij institucioni në përfaqësimin e OSBE-së.

Sot jam shumë i lehtësuar që këtë angazhim do ja kaloj Oltës. Tashmë institucioni do të ketë një përfaqësues me kapacitete dhe të drejta të plota”, ka thënë Rama

Ndërkohë Cakaj në fjalën e tij ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për mbështetjen në këtë detyrë, duke thënë se pa të do kishte qenë e pamundur.

Kryeministri më ka mbështetur gjatë gjithë kohës kur kam  qenë në detyrë dhe ne kemi marrë masat e nevojshme të kemi një vazhdimësi. E ndjej detyrim moral të falënderoj  kryeministrin  për mbështetjen që më ka dhënë. Duke e konsideruar misionin tim të përmbushur them se p a mbështetjen e kryeministrit  misioni im do kishte qenë i pamundur.  Edhe pandemia ka ndikuar në punën e diplomacisë. Kemi punuar në rrethana shumë të vështira! Këtë falënderim s’po  e bëj se e kërkon kodi formal i mirësjelljes por se e ndjej. Skam fjalë të falënderoj Ramën për këtë rrugëtim”, ka thënë Cakaj.

Lexo edhe :  Rama publikon foton: Lungomare u çlirua nga të gjitha rraqet!

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me qiradhënësit e pronave në Booking.com dhe AirBnb

Ish-shefi i Ushtrisë Britanike, Gjeneral Sir Patrick Sanders, ka paralajmëruar se Britania duhet të përgatitet seriozisht për një përballje...

Si i mori mbi 18 mijë vota?/ Sara Mile: Mu bashkuan simpatizantët e PD-së

Sara Mile, kandidatja për deputete më e votuar në 11 Maj për qarkun e Elbasanit ka folur në një intervistë për Euronews Albania mbi...

Zjarri pranë shtyllave elektrike del jashtë kontrollit në Fier, stakohet energjia

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Ura e Daullasit” në Fier. Zjarri i shkaktuar nga djegia e hamulloreve...

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale?/ 85% e shpenzuan në telefon, 27% me politikë

Një pjesë e konsiderueshme e kohës sonë sot kalon në botën digjitale, duke kryer aktivitete të ndryshme në internet. Sipas të dhënave  të publikuara...

Ishte i ankoruar në Saint-Tropez, superjahti luksoz shpërthen në flakë (VIDEO)

Anija 45 metra e gjatë ‘Sea Lady II’, u përfshi nga flakët ndërsa ishte ankoruar në portin e Saint-Tropez më 10 korrik. Një superjaht luksoz,...

Lajme të tjera

Web TV