5 ushqime që ndihmojnë për të pasur tru më të shëndetshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çokollata– Konsumi në sasi të moderuar i çokollatës, sjell një sërë dobish për trurin dhe sistemin nervor. Përmban një sërë antioksidantësh dhe sapo absorbohet nga trupi, zvogëlon efektet negative të radikaleve të lira në qeliza. Përmban edhe një sërë vitaminash të grupit B, si dhe mineralet e nevojshme për të shmangur çrregullimet hormonale dhe nervore.

Konsumi i çokollatës është i këshillueshëm, për shkak se stimulon prodhimin e serotoninës dhe endorfinës, dy neurotransmetues që kontrollojnë stresin dhe ankthin.

Kosi natyral– Arsyeja pse këshillohet konsumi i kosit natyral është se përmirëson funksionimin e trurit si dhe përmban një sërë bakteresh të shëndetshme që e ndihmojnë dhe mbrojnë.

Qepa– Qepa është një ushqim i pasur me antioksidantë të shumtë duke ndihmuar në mbrojtjen e qelizave të trurit, duke evituar kështu zhvillimin e sëmundjeve neuro-degjeneruese. Konsumi i qepës përmirëson përqendrimin si dhe ekuilibron funksionet e sistemit nervor qendror.

Vaji i ullirit- Yndyrat e shëndetshme që gjenden tek vaji i ullirit janë tejet të dobishme për largimin e kolesterolit të keq (LDL) nga arteriet. Kolesteroli lidhet me një sërë problemesh kardiovaskulare, mes tyre infarkti.

Konsumi i vajit të ullirit përmirëson funksionimin e qelizave dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut, si dhe për ruajtjen e një shëndeti më të mirë të trurit.

Tërshëra- E njohur si “mbretëresha e drithërave”, tërshëra është një ushqim i pasur me shumë vlera ushqyese për trupin. Përmban një sasi të madhe të vitaminave B1, të cilat janë të dobishme për mbrojtjen e trurit nga degradimi për shkak të moshës dhe radikalet e lira. Këshillohet konsumi i tërshërës në periudha me sforco të mëdha mendore, për shkak se garanton një dozë shtesë energjie./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV