“Largimi i Nasip Naços/Silva Caka: Të ikurit nga LSI janë bërë limonj të shtrydhur nga Edi Rama

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka deklaron se jo vetëm largimi i Nasip Naços por edhe të figurave të tjera nga LSI drejt PS janë bërë me të vetmin qëllim që Edi Rama ti përdorë si limonë të shtrydhur. Për gazetarin Roland Qafoku në “HARD TALK” në “FJALA ËEB TV” Caka tha se në këto momente Edi Ramës Naço dhe të tjerë i nevojiten për ti përdorur dhe jo për vlera politike. Sipas Cakës, këto largime jo vetëm që nuk e kanë dobësuar Lëvizjen Socialiste për Integrim, por e kanë forcuar dhe rritur numrin e votave. Gjatë emisionit “HARD TALK” Ish-deputetja Silva Caka ka komentuar edhe largimin e  bujshëm të ditëve të fundit nga LSI të Nasip Naços. Naço ka qenë një nga figurat kryesore të kësaj partie. Tre herë deputet e i zgjedhur, nënkryetar kuvendi, ministër i Ekonomisë dhe ministër i Drejtësisë, ai ka qenë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes së kësaj force politike. Por pak ditë më parë kryeministri Edi Rama publikoi një video në të cilën shfaqej duke biseduar me Nasip Naçon dhe që tregonte se ai ishte bërë pjesë e PS. Pak ditë më vonë Naço u shfaq në krah të deputetit te PS Blendi Klosi dhe që tregonte se do jetë kandidat i PS në qarkun e Beratit. Madje Naço tha se Shqipëria nuk kishte nevojë për eksperimente politike. Por i fortë ka qenë reagimi i ish-deputetes së LSI-së Silva Caka. Për Cakën largimi i Naços nuk ka të bëjë fare me moralin politik por me taktikën e Edi Ramës për të shtrydhur disa politikanë dhe për t’i përdorua ata si limonë të shtrydhur. Caka madje tha se se është skandaloze të mendosh se çfarë ka thënë të ikurit e fundit për të ikurit e parë./Fjala.al/Ke.Ba

Lexo edhe :  Ndeshja me Serbinë/ Revoltohet Braçe: Duhej ta kishim fituar, dreqi ta hajë!

Të fundit

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Ukraina ka riatdhesuar 1200 trupa të vrarë në luftën me Rusinë

Ukraina ka bërë të ditur se ka riatdhesuar trupat e 1,200 ushtarëve të saj të rënë në luftën e shkaktuar nga pushtimi në shkallë...

Lajme të tjera

Web TV