Silva Caka: LSI, partia e Kryemadhit apo partia e Metës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A ndryshon LSI si parti e drejtuar dikur nga Ilir Meta dhe prej 2016 nga Monika Kryemadhi? Silva Caka që është një zbulim i ish-kryetarit Meta nuk e ndan këtë. Sipas saj, LSI është parti e një fryme bashkimi dhe organizimi dhe nuk lidhet me emrin e Metës apo Kryemadhit.

“Kur Meta u bë president në pranverën e vitit 2017 shumë nga kundërshtarët tanë thanë se në zgjedhjet e asaj kohe LSI do merrte rezultat të dobët dhe se kjo forcë do dobësohej shumë. Ne morëm 19 mandate dhe u rritëm. Edhe në këto kushte, sa herë që aludohet se Meta e dëmton LSI-në që nuk është në krye unë u them se LSI është parti gjithmonë në rritje”. Sipas Cakës sigurisht që Meta është themeluesi dhe inspiruesi i LSI por edhe kur ishte ai kryetar Kryemadhi ka qenë pjesë e rëndësishme e partisë dhe si e tillë ajo vijon të jetë edhe sot si kryetare./Fjala.al/Ke.Ba

 

 

 

Të fundit

Trump komplimenton Zelenskyn për veshjen

Mes diskutimeve intensive mbi luftën dhe paqen, një moment i gëzuar ndodhi pikërisht tani në Zyrën Ovale, ndërsa zgjedhja...

Trump: Nuk kemi nevojë për armëpushim. Dua direkt paqe

Donald Trump thotë se nuk ka nevojë për një armëpushim në Ukrainë. Një marrëveshje paqeje mund të arrihet ndërsa Ukraina dhe Rusia janë në luftë,...

“Kam një letër për gruan tuaj”, Zelensky befason Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë konferencës me gazetarët ka falenderuar Trump për mundësinë e armatimeve që Ukraina po vazhdon të blejë përmes një...

Zbulohen detaje nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarë

Tre shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht e një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur ndodhur mesditën e sotme në...

Hamasi pranon propozimin për armëpushim në Gaza

Hamasi ka rënë dakord me propozimin e fundit nga ndërmjetësuesit rajonalë për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve me...

Lajme të tjera

Web TV