Skandali i sanitares, reagon ashpër “Shefqet Ndroqi”: Veprim çnjerëzor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, i cili prej muajsh shërben si Covid-2, ka reaguar pas skandalit të denoncuar mbrëmjen e kaluar nga emisioni investigativ “Stop”, ku një sanitare i kishte marrë 8 milionë lekë një vajze për t’u shpëtuar të ëmën, e cila fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.

Sanitarja Tire Alldërvishi i kishte zhvatur 30-vjeçares lekët, duke i premtuar se do i shpëtonte të ëmën nga koronavirusi, por në të vërtetë nuk i kishte dhënë as bukë për të ngrënë. Në reagimin e tij, spitali Covid-2 dënon ashpër ngjarjen, ndërsa iu kërkon autoriteteve të kryejnë hetimin e rastit deri në fund.

Gjithë personeli shëndetësor i spitalit “Shefqet Ndroqi” ndjehet tejet i lënduar, befasuar nga veprimi korruptiv, ç’njerëzor i sanitares me inicialet T.A dhe dënon me forcë këtë akt të paligjshëm, korruptiv i bërë publik në emisionin investigativ ‘STOP’.

Ky akt i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm nuk mundet kurrsesi të njollosë punën vetëmohuese dhe të jashtëzakonshme të personelit shëndetësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Personeli shëndetësor i spitalit duke u distancuar nga ky veprim do të vazhdojë të ofroj me përkushtim shërbimin shëndetësor në kohë dhe me cilësi.

Mbas shkarkimit nga puna e sanitares i kërkojmë autoriteteve kompetente të kryejnë hetimin deri në fund të këtij rasti. Personeli i shërbimit shëndetësor ‘Shefqet Ndroqi’”, thuhet në reagimin e spitalit “Shefqet Ndroqi”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Origjina e Kamo’oalewa, ” pothuajse-hëna” e Tokës është zbuluar

Unë studioj një udhëtim të ri, në Kamo'oalewa, i cili filloi nga krateri hënor Giordano Bruno. Do të ishte...

Greta Lena, dashuria për punën dhe shpirti i sakrificës..!

Nga Pandeli Bardhi  Bashkuar këto edhe me zëmrën bujare  “të lindur”, e bëjnë atë që shërbimi ndaj qytetarëve  dhe rezultatet  në punë, të flasin...

Rishikimi i Spacey Unmasked – shumë më tepër se një ekspozim

Dhjetë burra, duke përfshirë një boksier dhe një ish-marinist, bëjnë akuza për sjellje të papërshtatshme seksuale kundër yllit që dikur ishte dinamit në arkë....

I izoluar jashtë vendit: Rafah paraqet një zgjedhje të ashpër për Izraelin

Benjamin Netanyahu urdhëroi sulmin e fundit pavarësisht paralajmërimeve për fatkeqësi. Shumë izraelitë po pyesin se cili çmim është shumë i lartë në ndjekjen e...

Biden po i bën të gjitha gabim

Nga Mark Penn Presidenti Biden duket mbrapa në të gjitha shtetet në lëvizje dhe fushata e tij duket e fokusuar në forcimin e bazës së...

Lajme të tjera

Web TV