Dua Lipa shtatzënë? Fotoja e fundit të këngëtares që po ‘çmend’ rrjetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm një foto dhe disa emoji, kanë mjaftuar që ndjekësit të mendojnë se Dua Lipa është shtatzënë.

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, publikoi një foto në Instagram, me një fustan jeshil ku e shoqëroi me dy biberonë me qumësht, një ari pellushi dhe një fëmijë engjëll.

Menjëherë filluan aludimet për një shtazani të këngëtares, e cila është në një marrëdhënie me modelin Anwar Hadid.

Por, pavarësisht se ajo dukej super seksi, fansat ishin më të interesuar për domethënien e mbishkrimit, që ishin dy biberonë me qumësht, një ari pelushi dhe një fëmijë engjëll.

Edhe pse më pas, këngëtarja i ka fshirë emojit, rrjeti po zien. Lidhur me foton që ka ngjallur kaq shumë kuriozitet te fansat për momentin nuk ka pasur asnjë përgjigje nga këngëtarja edhe pse emocioni tashmë është përhapur në mesin e fansave të artistes.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

 Për pak më shumë se një vit e gjysmë, Dua Lipa ka ndarë jetën e saj me Anwar Hadid , vëllain e modeleve të famshme Bella dhe Gigi Hadid.

Që kur doli në dritë romanca e tyre, ata janë parë së bashku në disa raste, si në fotot e bëra nga paparacët ashtu edhe në postimet në rrjetet sociale.

Sidoqoftë, jeta private e Dua Lipa rrallëherë është objekt i vëmendjes së mediave. Artistja gjithashtu përpiqet të mbrojë stabilitetin e saj emocional nga rrjetet dhe nga e gjithë urrejtja në internet.

Në më shumë se një rast ajo ka vendosur të largohet nga Twitter për të bërë një pushim për të mirën e shëndetit të saj mendor./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV