Infektimi të bën imun për disa muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim ka zbuluar se njerëzit që janë shëruar nga COVID-19 janë të mbrojtur në një masë të madhe për të paktën pesë muaj. Ndërkohë, ekonomia e Gjermanisë ka shënuar rënie me një ritëm dramatik.

Njerëzit që kanë pasur COVID-19 ka shumë të ngjarë të kenë imunitet të konsiderueshëm ndaj tij për të paktën pesë muaj, ka zbuluar një studim me punonjësit e sektorit të shëndetit në Britaninë e Madhe.

Sidoqoftë, studimi tregoi se kishte të dhëna edhe se personat me antitrupa mund të jenë akoma në gjendje ta bartin dhe përhapin virusin.

Studiuesit në Shëndetin Publik Angli (PHE) treguan se riinfektimet tek personat që kanë antitrupa COVID-19 nga një infektim i kaluar janë të rralla. Ata gjetën vetëm 44 raste midis 6.614 individëve të infektuar më parë.

Sidoqoftë, ekspertët paralajmëruan se gjetjet do të thoshin se ata që e morën sëmundjen në valën e parë të pandemisë – në muajt e parë të vitit 2020 – tani mund të ishin të infektohen përsëri prej saj.

Ata gjithashtu paralajmëruan se njerëzit me të ashtuquajturin “imunitet natyror”, të cilët e kanë kaluar sëmundjen, mund të jenë akoma në gjendje ta mbajnë infeksionin në hundë dhe fyt dhe pa dashur mund ta përcjellin tek të tjerët atë.

“Tani e dimë që shumica e atyre që kanë pasur virus dhe kanë zhvilluar antitrupa, janë të mbrojtur nga riinfektimi, por kjo nuk vlen për të gjithë, dhe ne ende nuk e dimë se sa zgjat mbrojtja”, tha Susan Hopkins, bashkëdrejtuese e hulumtimit, i njohur si studimi SIREN.

“Kjo do të thotë edhe nëse besoni se e keni kaluar tashmë sëmundjen dhe jeni të mbrojtur, mund të siguroheni se nuk ka shumë të ngjarë që të merrni infektime të rënda. Por ekziston ende një rrezik që mund të merrni një infetim dhe t’ia transmetoni të tjerëve.”

Lexo edhe :  A ka vërtet uthulla e mollës superfuqi për shëndetin? Çfarë thonë ekspertët!

Në studim u përfshinë dhjetëra mijëra punonjës të sektorit shëndetësor në Britani, të cilët janë testuar rregullisht që nga qershori.

Evropa

Ekonomia e Gjermanisë pritet të ketë rënë me ritëm dramatik vitin e kaluar, pasi u vendosën kufizime të ashpra për të luftuar një rritje në rastet e koronavirusit, që shkaktoi një krizë ekonomike.

Zyra Federale e Statistikave (Destatis) do të njoftojë shifrat vjetore të enjten. Analistët parashikojnë që ekonomia më e madhe e Evropës të këtë rënë me 5.1% vitin e kaluar, pasi u rrit me 0.6% në 2019.

Ministrja i Mbrojtjes e Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer ofroi deri në 10.000 ushtarë për të kryer testet e COVID-19 në shtëpitë e kujdesit.

“Bundeswehri (ushtria ushtria) është e gatshme të ndihmojë me shpejtësi me deri në 10.000 burra dhe gra në shtëpitë e të moshuarve dhe të të sëmurve kronikë po të na thërrasin,” i tha agjensisë së lajmeve AFP një zëdhënës i Kramp-Karrenbauerit.

Ushtarët do të trajnohen nga prodhuesit për të kryer teste të shpejta, në mënyrë që të mbrojnë ata që janë më në rrezik dhe të lehtësojnë presionin mbi personelin e shtëpive të përkujdesjes.

Këto ndodhin në një kohë Gjermania shënoi një rekord tjetër të lartë në vdekjet e përditshme të lidhura me koronavirusin. Instituti Robert Koch, agjencia e shëndetit publik të Gjermanisë për sëmundjet infektive, raportoi të enjten 1.244 vdekje dhe 25.164 infetime të reja në 24 orët e fundit./dw

Të fundit

Aktorja thotë se e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare: Prisni derisa të jeni gati

Rebel Wilson, në një intervistë për People, i tregoi botës e e ka humbur virgjërinë në moshën 35-vjeçare. Ajo...

“Ema, babi yt i heq jorganin vajzave…”/ Egla ngacmon Jetmirin, ja si reagon ai

Ditët në shtëpinë më të ndjekur të ‘BBV3’, vazhdojnë të jenë të zhurmshme. Pasditen e sotme, teksa qëndronin në oborr, Egla ka sulmuar Jetmirin...

Detaje të reja nga vrasja e Pëllumb Metës/ Arma u ble 1 ditë para krimit, tjetër person..

Rreth një muaj më parë, opinioni publik u shokua nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Shënavlash të Durrësit, ku Pëllumb Meta u...

Porositi ekzekutimin e ish-bashkëshortes, jepet pretenca për avokatin Alban Bengasi

Prokuroria ka kërkuar këtë të enjte 6 vite e 6 muaj burg për avokatin Alban Bengasi i cili akuzohet se ka porositur eliminimin e...

Gazetarja Anduena Llabani: Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit

Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të bëhen nga persona...

Lajme të tjera

Web TV