Një teolog mysliman për Monika Kryemadhin, i akuzuar për vrasjen e sekretarit të Komunitetit Mysliman

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Ermir Gjinishi, një personazh me lidhje të dyshimta, gjë për të cilën edhe e larguan nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, është shfaqur sot krah Monika Kryemadhit.

Ai do të jetë kandidat i LSI-së në Peqin, për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjinishi, që për disa vite ka qenë edhe drejtues i Kulteve Fetare, kur në pushtet ishte Berisha (mediat pranë PD-LSI e prezantuan si ish-këshilltar i Ramës sot), prej disa muajsh ishte aktiv në portalin e familjes Berisha-Meta, me shkrime kritike kundër Ramës.

Me sa duke tani po përgatitej për të hyrë në politikë.

Vite më parë Ben Blushi, asokohe deputet, e akuzonte Gjinishin se ka qenë “partizan i futjes së shamive nëpër shkolla dhe se ka shkelur parimet e shtetit laik”.

Ndërsa Bujar Nishani kur ishte president refuzoi emërimin e tij si ambasador në Arabinë Saudite.

Por, kandidati më i ri i Monika Kryemadhit ka një histori shumë të dyshimtë.

Vrasja e Sali Tivarit dhe ndalimi i Gjinishit

Komuniteti Mysliman vite më parë do të tronditej nga një ngjarje e rëndë brenda zyrave të tij. Në janar të vitit 2002 u qëllua brenda godinës, sekretari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Sali Tivari.

Deri më tani nuk është dënuar askush për vrasjen e tij pasi Prokuroria ka pezulluar hetimet për shkak të mungesës së provave, megjithatë disa dokumente të gjeneruara në atë periudhë nga Departamenti Amerikan i Shtetit në lidhje me vrasjen në fjalë, hedhin dyshime të forta mbi grupet ekstremiste të mbështetura nga fondacioni Al Haramain në atë periudhë në Tiranë.

“Sali Tivari, një zyrtar i lartë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë u vra në janar të vitit 2002. Ermir Gjinishi, i cili mbështetet nga AHF (Al Haramain) u ndalua si dyshuar në lidhje me këtë ngjarje, por mbi të nuk u arkivua asnjë akuzë. Ai u lirua më vonë nga autoritetet shqiptare.

Lexo edhe :  “ Të gjithë të çmendur pas Shqipërisë” Media italiane Insideover flet për vendin tonë

Pak para se të vritej, Tivari kishte vënë në dijeni AHF-në (Shoqatën Al Haramain) pjesë e së cilës ishte edhe Gjinishi se kishte ndërmend të reduktonte ndikimin e huaj mbi Komunitetin Mysliman”, theksohet në dokumentin e Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilën ka një raport të posaçëm mbi aktivitetin e shoqatës Al Haramain në Shqipëri, e cila është bijë e rrjetit terrorist të Al Kaedës.

Në këtë dokument paraqiten lidhjet e Al Kaedës me Al Haramainin, por edhe përfaqësuesit zyrtar të kësaj shoqate në Shqipëri.

Më pas, raporti vijon duke shpjeguar edhe arsyet e vrasjes së Tivarit nga ekstremistët e El Haramain.

“Para se të vritej, Tivari kontrollonte financat, personelin, vendimet dhe çështjet që kishin të bënin me donacionet mbi myslimanët në Shqipëri. Kjo i jepte atij një fuqi që t’i mbijetonte disa tentativave të ekstremistëve të trajnuar për ta zëvendësuar me qëllim marrjen e fuqive ekzekutive të tij”, thekson raporti.

Vrasja e Sali Tivarit në zyrë u shoqërua me hije të mëdha dyshimi për shkak edhe të aktivitetit të shtuar të celulave egjiptiane të Al Kaedës në Shqipëri.

Në atë periudhë pati aksione të bujshme të Policisë së Shtetit kundër këtyre celulave, duke arrestuar figura të larta të kësaj organizate terroriste në Shqipëri.

Anëtarët e huaj të Al Kaedës apo organizatave të saj bija ose u arratisën ose u arrestuan nga shteti shqiptar, ndërsa mbështetësit vendas u larguan për një periudhë nga vendi për t’u rikthyer sërish me një orientim të ndryshuar tashmë.(TemA)

Të fundit

Burrë e grua ndërrojnë jetë brenda ditës nga virusi/ “Ata ishin thjesht, dy ëngjëj”

Pas çdo vdekjeje nga COVID19 qëndron një histori. E tillë është edhe kjo që ka rrëfyer ish-moderatorja e Top Channel,...

Tea i kundërvihet Andit: U zhgënjeva, bëri si i lënduar ndërkohë që dinte gjithçka (VIDEO)

Ish-konkurentja e Perputhen, Tea Trifoni ka reaguar në një video prej 9 minutash, pas bujës që shkaktoi dalja në dritë e lidhjes së saj...

E rëndë në Tiranë/ Makina e policisë përfshihet në aksident, plagosen 3 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Laknas, tek kryqëzimi i Bërxullit. Sipas njoftimit të policisë, janë përfshirë në përplasje mjeti i policisë...

‘Deti’, Rama ‘shpërthen’ ndaj politikanëve shqiptarë: Maskarenj, po i fryni zjarrit!

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur ashpër akuzave për shitje të detit Greqisë nga qeveria shqiptare. Teksa i ka cilësuar ata si “maskarenj”, Rama është...

39-vjeçari goditi 5 herë me thikë policin në Peshkopi, arrestohet në Tiranë

Uniformat blu kanë vënë në pranga një 39-vjeçar me iniciale A.M, pasi janarin e vitit të kaluar pas një konflikti të çastit goditi 5...

Lajme të tjera

Web TV