“Ia arritëm kësaj dite që nuk u sëmurëm deri më sot”, Vaksinohen mjekë e infermierë në Pediatrinë infektive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkruan se ka arritur në 447 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës që janë sot “më të mbrojtur nga koronavirusi i rrezikshëm”.

Manastirliu thekson se do të vijohet me vaksinimin e kombinuar, sipas planit kombëtar të vaksinimit antiCOVID.

Shefja e Shërbimit të Pediatrisë Infektive, Gjeorgjina Kuli tha se ishte e emocionuar për vaksinimin sot, ndërsa zbuloi se në pavionin Covid të Pediatrisë Infektive nuk ka pasur deri tani asnjë personel të infektuar me koronavirus.

 

Gjeorgjina Kuli: E di që kemi emocione? Ku di unë që ia arritëm kësaj dite që nuk u sëmurëm deri më sot. Duket sikur po shkojmë drejt finishit.

E kemi ndjerë veten shumë më të lirshëm që kemi pasur mbështetjen tuaj që s’kemi nguruar të marrim dy herë, është gjë e madhe ajo, kërko këtë, bëj këtë, duam këtë ilac, hap këtë derë mbyll këtë mur. Edhe në kushtet që na doli një pavion “out” nga tërmeti. S’kemi asnjë infeksion, infektim brenda pavionit, pavion covid-i. Kështu që gjithë këto janë punë, bashkëpunim i madh me ju e suporti që kemi pasur.

“Sot po vaksinohen 42 mjekë, infermierë të pavionit Covid të Pediatrisë dhe të spitaleve COVID. Përgjatë gjithë javës së shkuar, ku ne kemi filluar planin tonë të vaksinimit me vaksinimin e mjekëve, infermierëve dhe një pjese të epidemiologëve të Tiranës, Durrësit, Krujës dhe disa qyteteve përreth. Janë vaksinuar saktësisht 447 mjekë, infermierë, epidemiologë, të cilët janë në vijën e parë të ofrimit të shërbimit”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se vaksinimi do të vijojë, duke u intensifikuar jo vetëm për personelin e spitaleve Covid, por edhe për linjën e parë të mjekëve në shërbimet e urgjencës dhe reanimacionit, si edhe vaksinimi i kombinuar me të moshuarit e Shtëpive të të Moshuarve. Manastirliu deklaroi nga Qendra e Vaksinimit në Stadiumin “Air Albania” se përveç kontratës me Pfizer, pritet këtë javë një përgjigje nga COVAX për kohën e lëvrimit të vaksinave të para.

Lexo edhe :  PS feston sot fitoren tek Pallati i Brigadave, Rama fton dhe kandidatët humbës

“Do të vijojmë me administrimin e vaksinës sipas planeve tona, qoftë përsa i përket marrëveshjes me Pfizer dhe gjithashtu edhe marrëveshjes me Covax-in. Do të kemi një informacion më të detajuar për lëvrimin e dozave të Covax, shpresojmë brenda kësaj jave, për të vijuar pikërisht edhe me planin tonë të vaksinimit për kategoritë e riskuara, që janë mjekët dhe infermierët, gjithashtu me vaksinimin e të moshuarve në Shtëpitë e të Moshuarve si edhe me vaksinimin e kombinuar duke vijuar me të moshuarit mbi 75 vjeç”, tha Manastirliu.

Të fundit

Trump: Për dy javë kuptojmë nëse Putini po tallet me ne

"Brenda dy javësh do ta dimë nëse Putini po tallet me ne apo jo". Kështu ka deklaruar presidenti amerikan...

“Duan t’i zhdukin shqiptarët nga këtu! Nuk pranohet asnjë polic shqiptar”

Shqiptarët në Luginë të Preshevës po përjashtohen nga institucionet shtetërore serbe. Asnjë prej tyre nuk është pranuar në konkursin e fundit të Policisë. Në...

Çmenduria për finalen e Champions League, 40,000 tifozë të Interit pa bileta

Një eksod i vërtetë nga Lombardia drejt Bavarisë pritet në prag të finales midis PSG-së dhe Interit. Dhe nuk ka rëndësi nëse biletat nuk janë...

“Vjosa Osmani nën kërcënime serioze, shërbimet ruse dhe serbe…”

Eksperti i sigurisë nga Kosova, Kol Krasniqi, ka reaguar në lidhje me kërcënimet e fundit të bëra ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa...

Bashkimi Europian ka një kërkesë urgjente për Shqipërinë: Kemi që në 2021 që e presim…

Bashkimi Europian kërkon nga klasa politike shqiptare të përfshijë në reformën e re zgjedhore të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të bëra deri më sot,...

Lajme të tjera

Web TV