Balla nga Elbasani: Keqardhje që Partia Demokratike dhe LSI janë kundër votës së emigrantëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi sot një takim miqësor me banorët e njësisë 3 në Elbasan.

Balla gjatë takimit me banorët shprehu keqardhjen e tij që vota e emigrantëve kundërshtohet nga Partia Demokratike dhe LSi-ja.

Sipas Ballës, votimi me postë është një procedurë që ndiqet në të gjithë botën pasi është një proces i sigurtë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Elbasan – Takime me banorë. Emigrantët kanë të drejtën të votojnë atje ku jetojnë dhe punojnë, keqardhje që këtë e kundërshton Partia Demokratike dhe LSi-ja. Ekonomia shqiptare nuk do të ishte kjo që është, nëse nuk do të ishin emigrantët, ndërsa votimi me postë është një procedurë që ndiqet në të gjithë botën pasi është një proces i sigurtë. Bashkëbisedimi me banorët e njësisë 3 në Elbasan u fukusua edhe në problematikat e këtyre banorëve, por edhe në projektet e investimeve publike në këtë zonë gjatë muajve në vijim.

Të fundit

Njerëzit më inteligjentë kanë lindur nën këto tre shenja të zodiakut

Në botën e madhe dhe intriguese të astrologjisë, çdo shenjë e zodiakut sjell me vete karakteristika unike dhe të...

Kanada, mijëra të evakuuar për shkak të zjarreve, 25 mijë hektarë në flakë

Mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në perëndimin kanadez, ku qindra zjarre shpërthyen dje, pasi sezoni i zjarreve, i cili...

Dosja e “Sterilizimit”, shtyhet seanca për Ilir Beqajn, ja kur pritet të mbahet sërish

Është shtyrë seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, për dosjen e sterilizimit. Shkak mësohet se është bërë mos marrja e të gjitha materialeve për...

Edi Rama foli në Athinë, si kryeministri i një vendi të madh

Nga Spartak Ngjela Edi Rama në Athinë, foli si kryeministri i një vendi të madh. Ai mbajti një fjalim, i cili, po të vijojë po kështu,...

Tragjike në Itali, humb jetën 40-vjeçari shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor,...

Lajme të tjera

Web TV