Kryeministri: I “lëshoj” të gjithë, përveç djalit të vogël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë Edi Rama në një fjalim të gjatë që mbajti dje u ndalur në çështjen e korrupsionit dhe përfshirjen në të të disa prej bashkëpunëtorëve në qeveri dhe zyrtarëve të lartë. Ai ka përsëritur qëndrimin se përgjegjësia është individuale, ndërsa ka theksuar se: “çdo anëtar i kësaj familje të madhe politike që bën korrupsion është një tradhtar”.

Lufta ndaj korrupsionit ka qenë çështja më debatueshme dhe ku kryeministri Edi Rama u ndal gjatë me deputetët dhe ministrat. Më shumë drejtuar këtyre të fundit Rama bëri një deklaratë të duke thënë se i ka lëhuar të gjithë “burrat e korrupsioni”. Duke treguar ashpërsinë ndaj të besuarve të tij të korruptuar, Rama tha se vetëm djalin e tij të vogël nuk mund të dorëzoj. Ai e ka bërë të qartë se nuk do të bëhet mburojë as edhe një zyrtari socialist të korruptuar dhe që ka probleme me drejtësinë. “Kam punuar me 40 e ca ministra të gjithë e kanë dëgjuar prej meje që kush lufton për qëllime të përbashkëta ka mbështetjen time për çdo hap. Kush gabon duke kujtuar se mund të bëjë një rrugë e dy punë, duke punuar fshehurazi për xhepin s’do të më ketë në krah as mua as PS-në, por vetëm avokatin. Jo po PS do t’i mbajë njerëzit e saj dhe ti nuk duhet ti lëshosh. Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël kur do të hidhet nga një mal, por nuk mund të mbaj asnjë burrë me para të vjedhura”, është shprehur kryeministri Edi Rama para ministrave dhe deputetëve.

Drejtësia

Shefi i Qeverisë lavdëroi në mënyrë indirekte edhe punën e bëra nga SPAK. “’Jo po s’kam bërë asgjë se SPAK-u kshu e SPAK-u, ashtu’, nëse s’ke bërë gjë s’të mban PS-ja, por vetëm e vërtetat jote. PS nuk bën avokatinë e askujt. Sa më lart të jetë ngjitur kërkesa e SPAK, aq më shumë e presim të vërtetën e SPAK. Keq me vjen për këdo që s’do ta pranojë realitetin. Kanë ardhur kohë të këqija shumë. Duam dhe të shkëmbejnë dhe të rrëmbejnë. S’kemi ç’bëjmë se kjo luftë për drejtësinë e re është e vërteta jonë me kuptim të plotë. Më 40 e ca ministra, ai grusht ministrash socialistë që kanë deri më sot lidhje, nuk janë larguar nga SPAK, por janë larguar nga unë për të korrigjuar shënjestrat e punës”, është shprehur kryeministri Edi Rama. Ai tha se po bëhet një punë shumë e mirë me drejtësinë e re, duke qenë ndër të parë që nuk e vrasin atë. “Kemi zgjedhur të luftojmë për pavarësimin e drejtësisë. Duke u vetëvendosur përmes tërheqjes sonë të plotë nga çdo kontroll politik i drejtësisë. Të gjithë të tjerët janë mbrojtur nga drejtësia duke vrarë drejtësinë. Ne jemi vetë çarmatosur. Kjo parti është e vetmja që ka ambicien dhe kurajën ta bëjë këtë shtet pjesë të BE-së. Kemi më dorë drejtimin e pushteti ekzekutiv pa qenë të detyruar ti themi dajë asnjë derri. O e fitojmë ne këtë luftë të marrë”, tha Rama. Shefi i qeverisë i ka quajtur tradhëtar ata që ju beson apo ju ka besuar poste të rëndësishme publike. “Kush flirton me korrupsionin, kush tradhton qytetarët e anëtarët e PS, nuk është as ne dhe as i yni. Kushdo që tradhton ata që na kanë besuar, kush flirton me armikun korrupsion, kush i tradhton njerëzit e zakonshëm që na kanë dhënë privilegjin të udhëheqim, nuk është as ne as i yni dhe as nuk ka as një punë me ne. Kushdo  që fut duart në arkën e këtij shteti nuk është ne nuk ka si të jetë në e si të kërkojë gjë tjetër nga ne përveç përbuzjes, e thënë ndryshe çdo anëtar i kësaj familje të madhe politike që bën korrupsion është një tradhtar. Kur qëllon që një hajdut dhe parazit i tillë zbulohet nga drejtësia i hidhur është fakti që e kishim mes nesh por fakti se kemi një parazit më pak mes nesh është lajm i mirë”, është shprehur Rama.

Lexo edhe :  Rama në Greqi, jehona pas vizitës “provokative”

Evazioni fiskal nga oligarkët

Kryeministri Edi Rama tha se në Prokurorinë e Tiranë ka 80 raste që flenë prej vitesh për evazionin fiskal. Kreu i qeverisë tha se në SPAK kërkohet llogari ndërsa në Prokurorinë e Tiranë po mbrohet evazioni fiskal. Sipas Ramës bëhet fjalë për qindra miliona euro të shmangura nga detyrimin tatimor, nga ata që ndryshe quhen oligarkë. “Nuk kemi ditur emra por kemi ditur se duke u tërhequr nga kontrolli i drejtësisë, asnjë emër nuk ka më rëndësi. Sa të fajshëm janë ata që ka gjykuar drejtësia, këtë si askush tjetër jam i pari që jam kam lënë në dorë ta thotë vetëm drejtësia, pa bërë asnjë koment, kjo qeveri dhe parti e hap gojën vetëm për të mbështetur SPAK dhe Gjykatën speciale dhe kjo nuk ka për të ndryshuar. Prokurorët e SPAK s’kanë ardhur nga hëna, kanë punuar këtu. Do të dojë kohën e vet Reforma të funksionojë si në letra. SPAK dhe prokuroria e Tiranës janë në një distancë fizike më pas se 1 km. Në SPAK kërkohet llogari edhe për një punonjëse të thjeshtë në prokurorinë e Tiranë mbrohet evazioni fiskal”, është shprehur Edi Rama.

Ministrat s’kanë prokurime

Kryeministri Edi Rama tha se me procesin e digjitalizimit të prokurimeve publike asnjë ministër nuk do të ketë lidhje me tenderat. “Asnjë ministër dhe asnjë strukturë e varësisë së tij nuk do të ketë asnjë lidhje me tenderat. Kjo shoqëri është ndërtuar sipas modeleve më të mira evropiane dhe do të asistohet nga shoqëritë më të mira evropiane. Po ashtu kjo shoqëri po ndërton një katalog për tenderat që të mos bëjnë tender për çdo tavolinë, karrige me tende, por të bëjnë vetë, duke kursyer kohë dhe para por mbi të gjitha duke i mbyllur derën korrupsionit. Po punohet nga AKSH dhe Microsoft për modelin revulolucionar te prokurimeve publike”, tha Rama.

Të fundit

Pensionet, përballë sfidave të plakjes së popullsisë dhe informalitetit në ekonomi

Ndryshimet që pësoi skema e pensioneve një dekadë më parë, si rritja e moshës së pensionit, apo vendosja e...

Vula e PD-së dhe mundësia anti-korrupsion e partive të reja!

Nga Ben Andoni Ka nisur të ketë shumë pritshmëri te opozita për datën 11 Qershor, kohë kur Gjykata e Apelit pritet të japë vendim për...

Humbi babain në moshën 15-vjeçare, gazetari kujton përjetimin e dhimbshëm

Ndikimi i një mësuesi nuk shtrihet vetëm përgjatë viteve të shkollës, por edhe përtej tyre. Gazetari Osman Stafa i cili ka ardhur në “Ka...

Liverpool mposht Wolvesin në sfidën përmbyllëse të kampiontit, Klopp përcillet si hero

Jurgen Klopp mbylli eksperiencën e tij 8-vjeçare në krye të Liverpool-it këtë të dielë. Skuadra e trajnerit gjerman e mbylli sezonin e Premier League me...

Nga bashkëpunëtori i krimit te ëngjëlli mbrojtës

Nga Ilir Yzeiri Aksioni i fundit i SPAK-ut i realizuar nga Policia e Shtetit, forcat Renea dhe shërbime të tjera të specializuara që goditën disa...

Lajme të tjera

Web TV