Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë/ 294 raste të reja dhe 9 persona humbën jetën në 24 orët e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 294 persona dhe kanë humbur jetën 9.

Në raport me ditën e djeshme situata epidemiologjike është përkeqësuar, pasi numri i infektimeve dhe ai i viktimave nga kroonavirusi është rritur. Dje janë shënuar 267 raste të reja pozitive dhe humbi jetën 1 person.

Numri total i pacientëve të cilët janë shëruar nga virusi fatal gjatë 24 orët e fundit është 281.

Sipas ISHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 101 raste, Prizren 35 raste, Ferizaj 19 raste, Gjilan 15 raste, Podujevë 15 raste, Suharekë 13 raste, Klinë 11 raste, Pejë 11 raste, Lipjan 9 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Shtime 6 raste, Dragash 5 raste, Kamenicë 5 raste, Kaçanik 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Deçan 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik dhe Vushtrri.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (68, 67 vjeç), Drenas 1 rast (63 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Kamenicë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (59 vjeç), Suharekë 1 rast (61 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 56.412, ndërkohë që numri i viktimave është 1.420 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj disa ditë më parë dha lajmin shpresëdhënës, se Kosova bëri të mundur sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID se ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë, kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka siguruar se dozat e para të vaksinën do jenë në Kosovë në shkurt, duke shtuar se në plan do të synojë vaksinimin e 20 mijë vaksinave në ditë.

Lexo edhe :  Osmani uron fituesit e zgjedhjeve në Gjermani

Tre ditë më parë qeveria kosovare ka aprovuar masa të reja anti-COVID të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Të fundit

Hoxhallarët injorantë dhe importimi i errësirës

Nga Baton Haxhiu Kur u nisa, e paragjykova. Nuk e dija që Fairmont Hotel në Mekë ishte kaq madhështor dhe...

Dumani: SPAK ka kryer hetime të guximshme, ligji po vihet në vend

"SPAK është në gjendje të kryerje në pavarësi të plotë hetime të guximshme kundër zyrtarëve të lartë që kanë dëshmuar se epoka e paprekshmërisë...

Fero nuk ‘heq dorë’ nga modelet, gruaja e dytë shumë e ngjashme me Arbenitën (FOTO)

Lajmi që Fero më në fund gjeti dashurinë dhe u martua për herë të dytë ‘mbyi’ mediat rozë. Jo shumë për faktin që ish-reperi...

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ankimon masën e sigurisë “arrest me burg”

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili ndodhet prej më shumë se dy javësh në qeli, ka ankimuar masën e sigurisë të vendosur ndaj...

Miqësia me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ekonomia jonë

Nga Fatos Çoçoli Tre ditë më parë, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, i shoqëruar nga një delegacion i nivelit...

Lajme të tjera

Web TV