Merr zyrtarisht detyrës si zv. Presidente e SHBA-së. Betohet Kamala Harris, duke hyrë kështu në histori si e para grua zv. presidente dhe e para grua e zezë në këtë postë. Ajo u betua para gjyqtares së Gjykatës së Lartë Sonia Sotomayor.
Joe Biden do të betohet si presidenti i 46-të, pritet që ai të ketë dorën e tij atje ku ka qenë çdo herë që ka bërë një betim zyre më parë – në Biblën e familjes Biden.
Bibla është në familjen Biden që nga viti 1893. Biden përdori Biblën çdo herë që dha betimin në secilën prej shtatë betimeve të tij në Senat, duke filluar në 1973. Bibla u përdor gjatë betimit të tij si Zëvendës President në 2009 dhe 2013.
Me pak njerëz të pranishëm ka nisur ceremonia e Inagurimit të presidentit të 46 të SHBA Joe Biden dhe zëvëndës presidentes Kamal Harris. Me shumë pak të pranishëm por me një shkallë të lartë të pozitivitetit dhe shpresave për të arrdhmen, senatorët i janë drejtuar liderëve të ardhshëm të vendit.
Senatorja dhe ish-rivalja e Biden në garat primare në partinë demokratike, u shpreh se është kënaqësia e saj është të ketë organizuar këtë event. Duke theksuar edhe njëherë se vendi, kaloi prova të vështira por njëjtë siç ndodhi në kohën e Abraham Linkolm ai tejkaloi çdo gjë. Kloubochar vlerësoi edhe njëherë që për të parën herë në historinë amerikane vendi do të ketë zëvëndësen e parë grua, e komunitetit indiano- amerikan.