Trondit Melisa: Më kanë dhunuar fizikisht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Melisa ka tronditur sot në “PërPuthen”, ku ka treguar momentet e vështira në jetën e saj, gjatë kohës që jetonte në Itali, ku tha se ishte bullizuar.

Çdo gjë ka ndodhur gjatë kohës që ajo ndiqte shkollën në Itali, ndërsa tha se madje bashkëmoshatarët e saj kanë ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj. E madje ajo shtoi se ata e përndiqnin deri sa të arrinin qëllimin.

“Kam qenë e bullizuar, e kam kaluar edhe me dhunë fizike, unë ndërroja shpesh klasë dhe ato të ‘famshmit’ e shkollës më ngacmonin se isha e fundit. Më përndiqnin deri sa arrinin qëllimin. I vetmi moment që nuk mbaja dot më, ja tregova motrës, ajo ishte fëmijë për vete. E ka ditur vetëm ajo dhe shoqja ime e ngushtë në Itali, këtë po e marrin vesh për herë të parë edhe prindërit e mi.

Isha ai fëmija që vetëm ikja me vrap, moshatarët e mi ushtronin dhunë, shkoja me fustan të gjatë në shkollë, mësoja, mundësitë financiare nuk i kam pasur. Kam qenë në klasë të 8 dhe librat i kam pasur të shkruar të gjithë me dorë sepse nuk i blija dot. Në fillim më bullizuan se isha e reja, isha e vetme, mësoja, më pas mbase më bullizonin nga zilia, nuk e di”, tha Melisa.

Të fundit

Fajin ia hodhi këngëtares, menaxheri i Xhensilës nxjerr zbuluar Robert Berishën

Ditën e djeshme këngëtari Robert Berisha deklaroi se këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka publikuar me qëllim një poster ku të...

Ndodh për herë të parë për këtë vit, ulet çmimi i naftës, ja me sa shitet

Çmimi i naftës në tregun vendas e ka nisur javën me ulje, ku një litër naftë tregtohet 5 lek më pak, konkretisht nga 189...

Shenjat e çrregullimeve hormonale që nuk duhen injoruar

Me hormonet nuk bën dot shaka. Këtë ta thotë çdo mjek. Hormonet janë ato që na rregullojnë humorin, emocionet, sjelljen, paraqitjen dhe marrëdhëniet me të...

Nëna me tre fëmijët i dhanë fund jetës/ Qytetarët shkodranë hedhin lule në lumin Buna

Qytetarët e Shkodrës kanë hedhur lule në lumin Buna, ku humbën jetën Alma Arrazi dhe tre fëmijët e saj në Ditën e Luleve. Nënkryetarja...

Tragjedia në Shkodër, Nunci Apostolik thirrje për më shumë dashuri mes burrit dhe gruas

Nunci Apostolik në Shqipëri Luigi Bonazzi gjatë meshës së shenjtë në Bazilikën e Zojës në Shkodër dha një mesazh lidhur me ngjarjen e rëndë...

Lajme të tjera

Web TV