Protokollet nuk i lejojnë, tifozët e Elbasanit udhëtojnë për të mbështetur skuadrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse tifozeritë nuk lejohen në stadium, për shkak të protokollit të masave për mbrojtjen nga virusi “Covid-19”, tifozë të të dyja ekipeve kanë udhëtuar të mërkurën drejt Elbasanit, për të mbështetur nga jashtë stadiumit skuadrat e tyre.

Dhe, kështu, derbi nuk ka patur vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Tifozët e bardhebluve dhe ata të Partizanit janë përplasur mes tyre në afërsi të stadiumit. Policia është dashur të ndërhyjë për të shpërndarë turmën, ndërkohë që nuk ka munguar përdorja e mjeteve piroteknike dhe gurëve.

Një flakadan i ndezur pranë një taksie të krijon përshtypjen e djegies së mjetit lëvizës. Sherri, nga stadiumi u zhvendos në qendër të qytetit të Elbasanit, ndërkohë që janë bërë edhe shoqërime. Në një moment mes dy tifozerive ka pasur edhe përplasje, ku është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjithçka. Nga përleshjet janë thyer xhamat e një biznesi, siç rrëfen edhe pronari i lokalit.

Forca të shumta policie kanë shkuar dhe e kanë vënë nën kontroll situatën.

Të fundit

Basha: Qesharake! 200 politikanë kryesorë të vendit të kalojnë procesin e vetingut

Kreu i PD Lulzim Basha Rezolutën e PS anti-korrupsion, Lulzim Basha e ka quajtur barsaletë dhe përpjekje për të...

Rama ftesë opozitës për reformat, Basha dyshues

Qeveria ka paraqitur një draft i cili i jep më shumë kompetenca Parlamentit për kontrollin mbi qeverinë, por edhe një “mbikëqyrje” të sistemit të...

Kryeministri: I “lëshoj” të gjithë, përveç djalit të vogël

Kreu i qeverisë Edi Rama në një fjalim të gjatë që mbajti dje u ndalur në çështjen e korrupsionit dhe përfshirjen në të të...

Horoskopi 8 Maj 2024, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj

Dashi Ka disa gabime të cilat duhet ti vlerësoni më mirë dhe gjithashtu duhet të tregoheni më të kujdesshëm në vendin e punës. Disa mendime...

Lajme të tjera

Web TV