Kërcënohet Trump : Hakmarrja është e pashmangshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në llogarinë e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është bërë një postim që duket se është një lloj kërcënimi për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, transmeton BBC. Postimi përmban një fotografi të një njeriu që i ngjan ish-presidentit amerikan, duke luajtur golf dhe hija mbi të është e një aeroplani lufte ose një droni.

“Hakmarrja është e pashmangshme”, thuhet në postim. Sipas agjencisë BBC kjo duket të jetë një thirrje për sulm, si hakmarrje për vrasjen e komandantit të lartë ushtarak iranian, vitin e kaluar.

Disa përdorues të Twitter-it kanë bërë thirrje që gjiganti i mediave sociale të pezullojë llogarinë e Ajatollah Khamenei. Twitter mbylli llogarinë e Trumpit në fillim të këtij muaji pasi ai publikoi postime të cilat konsiderohej se kanë nxitur dhunën ndaj Kongresit amerikan më 6 janar, derisa po certifikohej rezultati i zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit 2020.

Gjenerali iranian, Qasem Soleimani u vra nga një dron amerikan në Bagdad një vit më parë. Nën udhëheqjen e tij Irani pati fuqizuar aktivitetet e grupeve militante pro-iraniane, dhe kishte zgjeruar praninë e tij ushtarake në Irak dhe Siri. Ai planifikoi edhe ofensivën e Sirisë kundër grupeve rebele në luftën e saj të gjatë civile. Atëbotë, Trump kishte thënë se ky gjeneral ishte “drejtpërdrejtë ose në mënyrë të tërthortë përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve”. Pas vrasjes së tij, Irani u kundërpërgjigj duke sulmuar me raketa një bazë ajrore irakiane që strehonte trupat amerikane.

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV