Rrëfimi i veçantë/ Taulant Balla tregon si u njoh me bashkëshorten që vinte nga një familje e persekutuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të ftuar sot në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare, ka qenë Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla së bashku me gjysmën e tij më të mirë, bashkëshorten Iris dhe dy fëmijët e tij të mrekullueshëm vajza Melani dhe djali Robin.

Për herë të parë çifti Balla kanë folur për jetën e tyre private dhe se si janë njohur me njëri tjetrin.

Taulat Balla: Është hera e parë që pranoj të hap kutinë e së vërtetave familjare sepse e tillë ka qenë rrjedha e çështjeve, por mendoj që me Irisin njohja ka qenë për shkak të detyrës që unë kryeja dhe detyrës së Irisi kryen. Irisi është e deleguar më sektorin privat, nuk ka punuar kurrë në sektorin shtetëror, por kemi pasur një njohje për shkak të punës që ne kryenim.

Unë si deputet më duhet të konsultohesha edhe me përfaqësues të sektorit të biznesit për çështjet që lidheshin me punët parlamentare legjislative dhe aty jemi njohur. Irisi ka qenë shumë refuzuese në fillim, më pas kuptova që vinte dhe nga një familje e persekutuar dhe me një orientim të djathtë, por këto gjëra i kemi tejkaluar tashmë edhe Irisi mbështet forcën time politike.

Ardit Gjebrea: Si ka mundësi që një familje e persekutuar që dashurohet me një socialist?

Iris Pekmezi: Unë jam krenare që përfaqësuesit e familjes sime, duke qenë nga Tirana në ato ditë të ftohta Dhjetori të tranzicionit të vitit ’90, kanë qenë nga pjesëtarët të cilët kanë mbushur oborrin e Qytetit të studentit edhe pse unë isha e vogël vetëm 13 vjeç, por më vonë edhe unë kam votuar Partinë Demokratike. Ndërkohë mbasi kisha mbaruar dhe studimet, mbasi isha kthyer në Tiranë për arsye pune kam shkuar dhe unë pranë zyrave të kryesisë së Kuvendit dhe jam njohur me Taulantin.
Ka qenë një miku jonë i përbashkët, një avokat me emër i cili na ka prezantuar.

Lexo edhe :  E kemi ditur gabim! Ja sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Në atë kohë ai ishte edhe eprori im, me jep një opinion ligjor dhe më thotë që duhet të takosh zotin Balla.

I thashë zotin Balla?

Po pse unë? Më tha sepse ti je përfaqësuesja e kompanisë.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë që zoti Balla e kishte lënë porosi.

Iris Pekmezi: Kështu u duk, i përfitoi të dyja dhe opinionin dhe dorëzuesen.

Ardit Gjebrea: Dhe kur dolët bashkë pastaj?

Taulant Balla: U takuam për të diskutuar për çështjen dhe pas 1 ore diskutimi që lidhej me pjesën ose përmbajtjen e një konsultimi për një çështje të karakterit ligjor, sigurisht që patëm mundësinë që të hanim dhe ëmbëlsirat e bisedës dhe diskutuam më gjerë, të paktën shkëmbyem numrat e telefonit.

Iris Pekmezi: Po, në atë moment fillova të shikoja në një këndvështrim tjetër, jo në këndvështrimin politik sepse tashmë ngjyrat e partive politike për mua ishin venitur dhe thashë pse mos e njoh njeriun, kështu që dashuria nuk njeh moshë apo ngjyra dhe unë u dashurova.

 

 

 

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Lajme të tjera

Web TV