Artan Manushaqe është një zë i guximshëm si pjesë e shoqërisë civile në Shqipëri në vitet e fundit. Por në të njëjtën kohë Manushaqe hedh akzua të forta për mënyrën se si shoqëria civile funksionon. Akuza më e rëndë sipas tij është se të regjistruara aktualisht në vendin tonë janë 6 mijë shoqata, një numër që kurrë nuk përputhet me numrin e popullisë por më shumë se kaq nuk përputhet me atë që japin dhe prodhojnë me të vërtetë këto shoqata.Manushaqe shton se ka raste kur vetëm një person disponon dhe zotëron 20 shoqata.
-Sa shoqata ekzistojnë deri më sot?
-Mbi 6 mijë duhet të jenë në Shqipëri.
-Po çfarë bëjnë këto?
-Po ç’të them unë.
-Të 6 mijë janë të kapura?
-Unë nuk mund të them nëse janë të gjitha të kapura, por ka njerëz që kanë 20 shoqata, mund ta them edhe këtë.
-Një person ka 20 shoqata?
-Po, po të kërkosh në internet del që një person ka 20 shoqata.
-Po çfarë bën më këto 20 shoqata ky?
-Thith fonde, merr projekte.
-Kujt ja merr?
-Po i merr nga pushteti ose nga OJF-ra të tjera të lidhura me pushtetin, dalin bëjnë ndonjë zhurmë aty me fasadë, dhe u bë. Përse nuk ka ardhur në Unazën e Re një grupim i shoqërisë civile? Pse nuk erdhi asnjë përfaqësues nga shoqatat për diskriminimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave?/Fjala.al/Ke.Ba