Hapja e profileve false në rrjetet sociale bëhet vepër penale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Rumani, të shtiresh si dikush tjetër në rrjetet sociale përbën vepër penale. Hapja e një llogarie në emër të një tjetri pa pëlqimin e tij është një “krim falsifikimi”, tha Gjykata e Lartë e Kasacionit dhe Drejtësisë, paneli i vendit për zgjidhjen e çështjeve ligjore në çështjet penale.

Kjo vjen pas rasti “Braşov” në dhjetor 2018, kur një burrë kishte kërcënuar ish të dashurën e tij me publikimin e fotove kompromentuese.

Gruas i ishte thënë që nëse ajo nuk do të rikthehej me të, fotografitë e saj nudo do të publikoheshin në internet.

Burri më vonë krijoi një profil në internet me emrin e gruas në një faqe për të rritur, ku ai ngarkoi video seksi të të dyve.

Ai fillimisht u dënua me tre vjet e tetë muaj burg me akuzat e shantazhit, falsifikimit dhe shkeljes së privatësisë, një vendim i mbështetur tani nga gjykata e lartë.

“Në thelb, nëse dikush pretendon të jetë dikush tjetër në një rrjet social dhe mund të provohet se ata e përdorën profilin për qëllimin e krijimit të pasojave ligjore, atëherë ata mund të kenë kryer veprën penale të falsifikimit kompjuterik dhe të sanksionohen në përputhje me rrethanat”, tha Monica Statescu, një avokate rumune e specializuar në sigurinë kibernetike.

 

Gjykata vuri në dukje dy kritere penale në veçanti; akti i futjes së të dhënave kompjuterike pa pëlqimin e dikujt dhe nëse ai veprim rezulton në të dhëna që nuk korrespondojnë me të vërtetën.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV