“Covid-19” shkërmoq financat e fundit, ka humbur 1 miliard, por pritet të humbasë 2 miliardë €

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemia e “Covid-19”-ës ka goditur rëndë futbollin. Nga mungesa e spektatorëve në stadium dhe reduktimi i të drejtave televizive, krijohet një humbje prej mbi 1 miliard Euro në total. Më të prekurat nga humbjet janë klubet e mëdha ku listën e kryeson Barcelona. Kështu, sipas studimit të përvitshëm të “Football Deloitte Money League” për 2021-shin, agjencia angleze, ka paraqitur numrat dhe të dhënat mbi humbjet e klubeve të mëdha botërore.

Deri në fund të këtij sezoni, 20 klubet më të mëdha në botë, do të humbasin më shumë se 2 miliardë euro. Të ardhurat në 2019-2020, kanë prekur shifrat 8.2 miliardë, 12% më pak se viti i kaluar, kur ishin 9.3 miliardë. Deri tani, shuma e përgjithshme e humbjeve, shkon pak a shumë deri në 1.1 miliardë euro, për shkak të reduktimit të të drejtave televizive në -23%, pra 937 milionë, dhe mungesës së spektatorëve në stadium -17%, pra 257 milionë.

Të gjitha këto të kompensuara vetëm nga një anë, +3%, pra 105 milionë nga të ardhurat komerciale. Fatura mesatare e çdo klubi shkon në 409 milionë euro, me një rënie prej 55 milionë kundrejt sezonit të kaluar. Në krye të listës, konfirmohet Barcelona, që ka prekur kuotën 715 milionë Eurove të ardhura, kundrejt 840 të sezonit të kaluar. Në vend të dytë ndodhet Reali i Madridit, me 714, i ndjekur nga Bajerni i Mynihut, me 634 milionë Euro.

Mançester Junajtid me 580 është i 4-ti, Liverpuli me 558 dhe Mançester Siti me 549 ndajnë në vendin e 5-të dhe të gjashtë. Nga klubet italiane, Juventusi është në vendin e 10-të, me 397.9 milionë Euro, 13% më pak se në sezonin e kaluar. Në vendin e 14-ti është Interi, që ka mundur të gjenerojë vetëm 291.5 milionë Euro, pra, 20% më pak. Në vendin e 19-të është Napoli, ndërsa Milani vetëm në vendin e 30-të, me 148 milionë Euro të gjeneruara.

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV