Ekipi i OBSH-së del nga karantina/ Nisin hetimet për origjinën e Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi i ekspertëve i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që ndodhet në “Wuhan” të Kinës doli nga karantina dhe filloi punën e shumë paragjykuar për të zbuluar origjinën e koronavirusit.

Shkencëtarët dolën nga hoteli me maska dhe masa të rrepta sigurie, ndërsa është ende e paqartë se si do të zhvillohet hetimi.

Besohet gjerësisht se virusi erdhi nga lakuriqët e natës dhe fillimisht u shpërnda në një treg të gjësë së gjallë të Wuhanit, ku përveç produkteve të detit shiten edhe kafshëve të egra ekzotike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë këmbëngul se hetimi do të jetë tërësisht shkencor, për të kuptuar se si virusi kaloi nga kafshët tek njeriu dhe për të parandaluar pandemi të ngjashme në të ardhmen.

Por duke se qasja politike nuk do të shkëputet nga misioni i ekspertëve të OBSH-së dhe administrata e presidentit amerikan Joe Biden, u shpreh qartë për këtë. Duke folur nga shtëpia e bardhë, zëdhënësja

Jen Psaki tha se ishte e domosdoshme që hetimit t’i shkohet deri në fund edhe për mënyrën se si virusi u përhap në mbarë botën.

Psaki shprehu gjithashtu shqetësim për “keqinformacion” nga disa burime në Kinë dhe kërkoi një hetim të fortë dhe të qartë.

Në një mision të ndikuar nga vonesat, është e paqartë se çfarë do të lejohen të shikojnë ekspertët e OBSH-së në “Wuhan” apo sa të dobishme do të jenë gjetjet e tyre.

Reagimi i autoritetet kineze në fazën e parë të pandemisë mbetet ende një çështje me ndjeshmëri të lartë sot në Kinë dhe udhëheqja komuniste synon të fshijë çdo diskutim për punën e qeverisë. Familjarë të viktimave të para në “Wuhan” akuzuan autoritetet se duan t’ju mbyllin gojën dhe mos i lenë të takohen me ekspertët e OBSh-së. Një prej grupeve të komunikimit të familjarëve në mediat sociale u fshi pa shpjegim nga platforma “WeChat”.

Lexo edhe :  Kanë shumë egoizëm! Xabi Alonso do u tërheqë veshin dy yjeve të Realit

“Nëse ekipi i OBSh-së nuk takohet me familjarët e viktimave atëherë mund të them me plot gojë se ky hetim i ekspertëve të OBSh-së është një show , një formalitet për t’i hedhur botës hi dyve,” tha Zhang Hai, njëri prej organizatorëve të grupit.

Sipas të dhënave zyrtare virusi vrau 3,900 në “Wuhan”.

Të fundit

43 vite në pushtet, presidenti më i vjetër kërkon mandatin e 8-të

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, ka befasuar opinionin ndërkombëtar duke shpallur zyrtarisht kandidaturën për një mandat tjetër presidencial, pavarësisht...

Tirana zgjedh trajnerin e ri, një beratas merr timonin e bardhebluve!

Vangjel Mile është zyrtarisht trajneri i ri i Tiranës. Lajmin e ka dhënë vetë klubi bardheblu me anë të një postimi në rrjetet sociale,...

Meta po investon miliarda dollarë në syze inteligjente

Kompania amerikane e teknologjisë Meta ka blerë një aksion minoritar në prodhuesin më të madh të syzeve në botë, Essilor Luxottica, për 3.5 miliardë...

Senatori amerikan Graham: Po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se po afron një “pikë kthese” në luftën Rusi-Ukrainë. Senatorët Richard Blumenthal dhe Lindsey Graham, duke u shfaqur në...

Ajsbergu masiv i afrohet këtij fshati të vogël, banorët të alarmuar

Një ajsberg me “përmasa titanike” është afruar në mënyrë të rrezikshme pranë një fshati të vogël në Grenlandë, duke kërcënuar shtëpitë e banorëve. Sipas një...

Lajme të tjera

Web TV