Përlotet deputeti Enver Roshi: Preka fundin, 20 ditët në Turqi që më kthyen në jetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Enver Roshi ka kaluar një situatë shumë të rëndë i prekur me Covid 19. Tre muaj më parë ai shkoi në gjendje të rëndë në Turqi. Gjatë rrëfimit për HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Roshi deklaron se ditët kur ai ishte i shtruar në spital në Turqi ishin ditët më të vështira në jetën e tij.

-Sa ditë keni qëndruar në Turqi?

-Unë kam qëndruar rreth 20 ditë në Turqi.

-Si e morët vendimin?

-Ka qenë një vendim i vështirë. Gjendja ime brenda 24 orëve u përkeqësua në mënyrë shumë të shpejtë. Ka qenë një vendimmarrje e familjes, e miqve dhe shokëve të mi. Unë në atë situatë psikologjike që isha e kisha shumë të vështirë vendimmarrjen. Unë mendoja vetëm për ikjen nga jeta në ato momente.  Kjo ishte situate ku ndodhesha. Nuk mund të gjykoja fare për veten time. Po mendoja që jeta ime kaq ishte. Ishte vendimmarrja e familjes sime dhe për çdo gjë vendosi familja.

-Çfarë simptomash kishit që morët vendimin për të ikur?

-Unë isha në Sanatorium. Pata një lodhje të madhe në frymëmarrje, ika me këmbët e mia në spital. Pas një ore u shtriva në oksigjen. Kur bëra skanerin dola me një ngarkesë virale shumë të madhe. Pyeta mjekun, i thashë: a do shpëtoj? Ngriti duart lart. Pastaj unë nuk dija gjë për veten time. I rënduar psikologjikisht, të nesërmen famila më tha se do më nisnin në Turqi. Unë nuk e dija që ekzistonte Turqia si mundësi në atë  kohë.

-Shkuat në Turqi me avion të posaçëm?

-Po, me avion sanitar. Kam qenë 12 ditë në reanimacion. 7 ditët e para gjendja ime nuk përcaktohej. Ditën e tetë kur më ka ardhur shefi i spitalit më tha që do pimë kafe pas një jave. Për shtatë ditë lutesha të shpëtoja. Këtë gjendjen time nu kia uroj askujt në Shqipëri./Fjala.al/Ke.Ba 

  

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV