Rama dhe dy ministrat vizitojnë pikën e grumbullimit në Korçë: 27 mijë fermerë përfitojnë ndihmë nga shteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ishte i pranishëm në fermën e Ilirjan Prengut në Maliq të Korçës.

Ky i fundit është përfitues i skemës së mbështetjes nga AZHBR, përmes Programit IPARD II, për ndërtimin e një pike moderne grumbullimi dhe ruajtjeje të prodhimeve në shërbim të fermerëve të zonës, të cilët përfitojnë tanimë edhe nga skema e mbështetjes me naftë pa taksa.

Teksa shoqëronte kryeministrin, ministrja Ekonomi i shpjegoi se në atë pikë grumbullimi fermeri ka investuar 23 milionë lekë, nga të cilat 65% i ka dhënë IPARD-i.

“Jemi në një pikë grumbullimi që është ndihmuar edhe nga fondet e IPARD dhe kjo pikë grumbullimi ka investuar 23 milionë lekë nga të cilat 65% i ka dhënë IPARD-i dhe ndihmon zonën që mbjell patate. Këto grumbullojnë patate nga 25 fermerë dhe e tregtojnë në tregun e brendshëm, por përveç patates grumbullojnë edhe qepë dhe qepujka të cilat i tregtojnë në tregun Rajonal dhe ka një bashkëpunim të gjerë bujqësor.”- tha Ekonomi.

Ndërkohë nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama tha se janë 27 mijë fermerë që kanë përfituar ndihmë nga shteti në të gjitha nivelet.

Të fundit

Sherr në parkimin e një lokali, qëllohet me armë drejt një makine! Autori në arrati

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në parkimin e një lokali në Thumanë. Pas një konflikti...

Berisha: Ilir Vrenozi u bë stari i fushatës sonë! Tregoi nder dhe i theu hundët Ramës

Në mitingun e PD në Selanik ishte i pranishëm edhe Ilir Vrenozi. Kreu i PD, Sali Berisha iu drejtua atij nga podiumi ku po mbante fjalën, duke...

U godit me shuplakë nga Jozi, vjen reagimi i parë nga Gjesti

Mbrëmjen e djeshme, pas daljes nga “Big Brother”, Gjesti është pyetur për dhunën e shkaktuar nga Jozi ndaj tij. Fituesi i “Big Brother Vip Albania...

“Sot firmosim marrëveshje’/ Rama: Hapim në Vlorë Akademinë e Aviacionit!

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë. “Sot firmosim një marrëveshje mirëkuptimi me një nga kompanitë më të mëdha...

Berisha fushatë me Belerin në Selanik, e merr sërish në mbrojtje

Kreu i PD Sali Berisha, teksa nisi fjalën në takimin me emigrantët në Selanik te Greqisë, doli në mbrojtje të Fredi Belerit, duke thënë se...

Lajme të tjera

Web TV