A ka oligarki në Shqipëri? Ardian Civici definon fenomenin shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardian Civici, pedagog dhe ekspert ekonomie në një intervistë për Euronews Albania thotë se termi oligarki është i lindur që në Greqinë e lashtë dhe është përcaktuar qartë nga Aristoteli, që vjen nga oli-garki, që do të thotë një pjesë e vogël që sundon.

“Kuptimi i fjalës oligarki shtrihet në shumë fusha, ka oligarki politike, oligarki institucionale, është aristokracia kur sundon një klasë fisnikërie, është teknokracia kur sundon një klasë teknicienësh. Është dhe oligarkia në kuptimin më modern që i japim sot që ka të bëjë me një grup të vogël elitash ekonomike dhe financiare që kontrollojnë pushtetin politik dhe administrativ edhe institucionet e një vendi, duke bërë që vendimet e politik bërjes të jenë në funksion të interesave të tyre dhe në dëm të të mirave publike”, tha z. Civici.

Për rastin konkret të Shqipërisë, z. Civici thekson se më shumë sipas tij kemi të bëjmë me “klientelizëm dhe ndikimi nën rogosë” se sa veprime të hapura të një oligarkie si grup interesi.

“Oligarki të mirëfilltë ashtu siç ka në shumë vende të tjera ku përdoret ku term, unë nuk jam i sigurt nëse mund të përdoret dhe në Shqipëri. Natyrisht që mund të ketë grupe të mëdha biznesi, mund të ketë disa individë, se për t’i quajtur elita financiare nuk i quajmë dot, që kanë pushtet të madh në ekonomi dhe më shumë shfrytëzojnë klientelizmin me qeveri të ndryshme në Shqipëri pasi ky është fenomen që ka pothuajse gjithë fazën e tranzicionit që na ndjek, por në kuptimin rigoroz të fjalës dhe përmbajtje nuk mendoj se në Shqipëri ka një oligarki të vërtetë në këto përmasa”, u shpreh eksperti i ekonomisë.

Lexo edhe :  A ka ndërruar jetë Ervis Martinaj?/ Dumani zbulon si qëndron e vërteta për zhdukjen e tij

Pavarësisht se termi ndoshta tha z. Civici nuk përkon plotësisht, fenomeni mbetet po aq negativ pasi përmes klientelizmit, biznesmenë pranë qeverisë përfitojnë në dëm të të mirës së përbashkët dhe rritja e bizneseve të tyre nuk vjen nga investimi por favorizimi.

“Është tjetër që gjë që të jenë biznesmenë të mëdhenj apo grupe biznesesh, klientë të përhershëm të qeverisë që më shumë përfitojnë nga tenderët publikë, nga privatizime të ndryshme se sa investojnë vetë për zhvillimin e biznesit të tyre dhe natyrisht që ky është një fenomen negativ por nuk do ta barazoja 100% me fenomenin e oligarkisë”, shtoi z. Civici.

Të fundit

Bonucci dhe “tersi” tek Union Berlin, vetëm humbje për gjermanët që nga transferimi i tij

Efekti surprizë për Unionin e Berlinit duket se ka përfunduar dhe skuadra kryeqytetase është zhytur në një krizë rezultatesh,...

SHBA: Nuk parashikohet rritje e trupave amerikane në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pritet ta rrisin praninë ushtarake në Kosovë pas ngjarjeve të 24 shtatorit. Këtë e ka konfirmuar koordinatori për...

Cekja i Beratit nuk mban dot lotët në dasmën e të birit (Video)

Sejfulla Myftari, i njohur me emrin e artit si Cekja, është një ndër aktorët e humorit që ka një pupullaritet të madh. I njohur gjithmonë...

Tenis/ Jannik Sinner mposht rusin Medvedev dhe triumfon në turneun e Kinës

Jannik Sinner kompleton javën perfekte dhe fiton në Pekin, duke triumfuar në finale ndaj rusit Daniil Medvedev me rezultatin 2-0. Një finale pa shumë...

Elon Musk paditet nga nëna e tre fëmijëve të tij: Nuk kam parë asnjë foto të tyre

Elon Musk dhe nëna e tre fëmijëve të tij, Grimes, pritet të përballen në gjykatë. Sipas këngëtares kanadeze emri i vërtetë i së cilës është...

Lajme të tjera

Web TV