George Clooney tregon zakonin romanik që bën me Amal dhe shqetësimin më të madh që ka për binjakët e tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

George Clooney mbetet ende një romantik. Në intervistë të rrallë për revistën AARP, aktori 59-vjeçar flet hapur për dëshirën e tij për të shkruar letra dhe se si ai dhe bashkëshortja avokate e të drejtave të njeriut, Amal, 42 vjeçe, ende shkruajnë letra me njëri-tjetrin pas katër vitesh martesë.

“Edhe gjatë izolimit, unë shkruaja një letër dhe e lija në tryezën e saj, ose ajo do të shkruante një letër dhe do ta linte nën jastëk. Besoj shumë tek letrat. Kam kam letra nga Paul Neëman, Ëalter Cronkite, Gregory Peck. I kam vendosur në kornizë. Nëse do të ishte një mesazh, do të ndihej ndryshe. Ndoshta kjo është një gjë që lidhet me brezat, dhe mbase nuk do të jetë në këtë mënyrë 20 vjet nga tani, por për mua, dikush u ul dhe e shkroi atë”, thotë aktori.

Clooney gjithashtu tregon arsyet pse zgjodhi emrat e thjeshtë dhe klasikë, Ella dhe Alexander, për binjakët e tij 3-vjeçarë.

“Nuk doja emra të çuditshëm për fëmijët tanë. Do të kenë mjaftueshëm telashe. Është e vështirë të jesh djali i dikujt të famshëm dhe të suksesshëm. Djali i Paul Neëman vrau veten. Djali i Gregory Peck vrau veten. Bing Crosby bëri dy djem që vranë veten. Kam një avantazh se do jem aq i moshuar sa që kur djali im të ndihet në konkurrencë, mezi do jem duke ngrënë bukë”.

Clooney rrëfen gjithashtu aksidentin me motor që pothuajse i mori jetën në Sardenjë, Itali, në 2018-n. Shqetësimi i tij më i madh për këtë? Se në vend që njerëzit të përpiqeshin ta ndihmonin, ata përpiqeshin të më bënin foto.

Lexo edhe :  E rrahën në një dasmë/Ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit: Karma ekziston, gjithçka kthehet

“Nuk jam cinik, por gjithmonë, gjithmonë do ta kujtoj atë moment, sepse askush nuk po mundohej për të kërkuar ndihmë ose nuk vinte për të ndihmuar. Për ta momenti më i keq i jetës sime ishte argëtim. Njerëzit po vriten sepse bëjnë një foto të një makine që përplaset përballë tyre. Ne po jetojmë në këtë botë ku të gjithë po përpiqen ta bëjnë veten interesante ose të rëndësishme ose diçka tjetër. Kur realiteti është: Hiqeni telefonin!”.

Të fundit

12 miliarderë në bord, shihet në Durrës jahti më i bukur i 2025-ës

Mëngjesin e sotëm, 16 gusht, “Kismet”, një nga jahtet më luksoze në botë, është parë në portin e Durrësit. Ky...

Vrasja e 14-vjeçarit, autori provokoi me xhirim gomash ditë para krimit

Autori i vrasjes së 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit, kishte shfaqur më herët sjellje kërcënuese ndaj viktimës, por edhe të afërmve...

Rama ndan pamje të reja nga lirimi i hapësirave publike (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike. Përmes një video në rrjetet sociale, shihen heqje të strukturave...

Jeta e natës në krizë? Mbyllen masivisht klubet në SHBA dhe Europë

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë...

Rithemelimi i PD? Açka: Ishte uzurpim, u ndërtuan alibi pas alibie, si çështje pronësie

Flutura Açka, ish-deputete e Partisë Demokratike, kritikoi Rithemelimin në PD, duke e cilësuar si “uzurpim”. “Ai që quhet Rithemelim, në fakt ishte një mënyrë uzurpimi,...

Lajme të tjera

Web TV