Çitaku reagon pas qortimit që BE-ja i bëri Kosovës: Hipokrizia ka emër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka lëshuar dy reagime pasi Komisioni Evropian dje qortoi Kosovën pas paralajmërimeve se do të hap ambasad në Jerusalem.

Çitaku ia ka kujtuar BE-së, mosnjohjen nga pesë vendet anëtare, ndërsa ka thënë se do të ishte mirë që në vend të reagimit për ambasdën në Jerusalem të deklaohej për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE-së.

Reagimin e BE-së ndaj kësaj teme, Çitaku e ka quajtur hipokrizi.

“Hipokrizia ka emër. Kosova nuk ka Ambasadë në Madrid, Bratisllave, Athinë, Bukuresht, Nikozia. Qe besa, Kosova nuk ka Ambasadë as pranë BE. Kish qenë mirë Brukseli, para se të na japë leksione për Ambasadën në Jerusalem, të deklarohet pak për mungesën e misionit të Kosovës pranë BE. Pastaj, a nuk është BE “neutrale” karshi statusit të Kosovës a?! Nejse…Për viza nuk po foli ma mirë”, ka shkruar ambasadorja Çitaku

Në një shkrim tjetër, Çitaku ka dhënë edhe një shebull tjetër ku sipas saj BE-ja përdor standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për veprimet e Kosovës dhe veprimet e Serbisë.

Sipas saj, Serbia, ndonse vend kandidat për antarësim në BE, rrallë i përafron vendimet e politikës së jashtme me BE-në.

Ajo ka përmendur raportet e Serbisë me Rusinë e Kinën në shit-blerjën e armëve, por sipas saj, Brukseli asnjëherë nuk i ka tërhequr vërejtjen Serbisë për këto vperime.

“Ja edhe një shembull. Serbia, ndonse vend kandidat për antarësim në BE, rrallë, për mos me thanë kurrë, i përafron vendimet e politikës së jashtme me BE. Prej raporteve me Rusinë e Kinen e shit-blerjet e armëve, deri tek votimet skandaloze në OKB dhe shkelja e sanksioneve ndërkombëtare, vendimet e Serbisë dhe politika e saj e jashtme janë kryesisht, nëse jo ekskluzivisht, në kundërshtim me vendimet e BE. Asnjëherë Brukseli nuk ka ia ka tërhjekur vërejtjen Serbisë. Së paku jo publikish. Përjashtim bënë këtu hapja e ambasadës në Jerusalem, ku BE ka qortuar publikisht edhe Serbinë edhe Kosovën. Spo foli ma tutje, po ka emër për këtë lloj diferencimi”, ka shkruar ambasadorja.

Lexo edhe :  Hakohen faqet e institucioneve të Kosovës, ministrja Gërvalla ngre akuza ndaj Rusisë

Dje, zëdhënësi i BE-së Peter Stano, në një reagim ka kundërshtuar paralajmërimet e Kosovës se do të hapin ambasadë në Jerusalem, duke e konsideruar si minim i rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian.

 

 

Të fundit

“Të lanë në mëshirën e Elisës…”/ Takimi i Ramës në Athinë, Berisha nuk ndal sulmet

Në fjalimin e tij para mbështetësve tek Rruga e Shpresës, Sali Berisha nga “arresti shtëpiak” ka komentuar mitingun e...

Apple dhe OpenAl pranë marrëveshjes që do të integrojë ChatGPT-në në iPhone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do ta shtoj ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po...

Meta i drejtohet Biden përmes medies amerikane: Mos harroni Shqipërinë dhe rajonin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një interviste për medien amerikane Fox News, i ka kërkuar presidentit të SHBA Joe Biden që...

“Rrënimi nis te shitja e votës”/ Gjekmarkaj nuk ndal sulmet nga Kukësi

Nënkryetari i Rithemelimit Agron Gjekmarkaj, e nisi fjalën e tij nga takimi me demokratë në Kukës, duke u kërkuar ndjesë për trazimet që “politikanët...

Grabitën turistët italianë, Vlora Marina mbulon vlerën e vjedhur

Vlora Marina është ofruar vullnetarisht që të mbulojë vlerën prej 2 500 € që i janë vjedhur turistëve italianë në Vlorë dy ditë më...

Lajme të tjera

Web TV