Pandemia Covid-19 ndryshon shijet e femrave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa shumë persona janë duke bërë edhe pa makijazh dhe duke i lënë pas dore flokët e tyre gjatë bllokimit, të tjerë duket se po shkojnë në ekstremin tjetër, sipas kirurgëve kozmetikë në Gjermani, të cilët kanë vërejtur një rritje në këtë biznes.

“Numri i trajtimeve më pak invazive dhe joinvazive që po kryhen është në rritje, veçanërisht kur bëhet fjalë për botoks dhe acid hialuronik, që përdoret si mbushës i lëkurës”, thonë ata.

“Ngritja e syve të varur po përjeton një shpërthim të paparë për shkak të koronavirusit”, sipas Shoqatës së Kirurgëve gjermanë të Estetikës Plastike (VDAePC).

Kjo varet nga mbajtja e detyrueshme e maskave në hapësirat publike, duke tërhequr kështu më shumë vëmendjen në zonën e syve.
Por kirurgët kozmetikë duhet t’i falenderojnë maskat edhe për diçka tjetër.

Operacioni për korrigjimin e buzëve mund të shkaktojë mavijosje, skuqje ose ënjtje për një periudhë afatshkurtër, efekte që mund të fshihen me efikasitet pas një mbulesë goje-hunde.

Si gratë, ashtu edhe burrat thuhet se po kërkojnë liposunksion, për të eleminuar shtresat kokëforta dhjamore, që edhe sporti ose një ndryshim në dietë nuk mund t’i heqë.

Sidoqoftë, janë akoma gratë ato që tërhiqen kryesisht nga kirurgjia kozmetike, sipas të dhënave nga një numër organesh të industrisë.

Qindra mijëra pacientë po i nënshtrohen thikës ose gjilpërë në emër të bukurisë në Gjermani çdo vit, dhe tendenca është në rritje.

 

Të fundit

Ky po bëhet një vend absurd

Nga Ilir Yzeiri Jo se më parë nuk ka qenë i tillë, por, tani, sa vjen e më shumë, ky...

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë një numër të madh të burgosurish

Një shkëmbim i madh i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë është duke u zhvilluar të premten, mëson Radio Evropa e Lirë nga një...

‘Të penduarit e drejtësisë, ndihmë në hetime’/ Sky Ecc zbërtheu rrjetin kriminal

Autoria e programit ‘Gjërat Tona’ Etleva Delia zbuloi detaje të tjera lidhur me arrestimin e Xhevdet Plakut në Gjirin e Lalzit ditën e sotme....

Hapet tuneli i Llogarasë, Belinda Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se nga e shtuna e 24 majit, do të hapet tuneli i Llogarasë do të hapet...

Belina Pupa reagon pas akuzave publike për kultivim të bimëve narkotike

Belina Pupa ka reaguar lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të dhe Elvis Pupën për kultivim të bimëve narkotike dhe lidhje të paligjshme të...

Lajme të tjera

Web TV