Kulla ku jetojnë miliarderët po prishet , banorët e të tronditur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliarderët që banojnë në ‘432 Park Avenue’ në Manhattan, të ngritur gjysmë dekade më parë, po kalojnë një periudhë të vështirë. Ndërtesa besohej se ishte një kulm i jetesës së shtrenjtë. Një apartament madje është shitur për 88 milionë dollarë. Tani mësohet se të jetosh atje ta shpif.

Ndërtesa rreth 4600 metra e lartë, prej 3.1 miliardë dollarësh po prishet, kryesisht për shkak të lartësisë së paarsyeshme dhe të metave të saj të dizajnit. Dhe banorët e saj miliarderë janë të tronditur.

Ndër problematikat më të mëdha të ndërtesës janë instalimet hidraulika, që kanë shkaktuar përmbytje të shpeshta dhe dëme të mëdha nga uji. Në nëntor 2018, ‘432 Park’ pësoi rrjedhje të madhe uji, njëra prej të cilave bëri që ashensorët të mos funksionin për javë të tëra. Çështjet e hidraulikës madje nxitën një banor të tërhiqej nga një marrëveshje prej 46,25 milionë dollarëshe pasi ndërtesa përjetoi një “përmbytje katastrofike uji”.

Problemi tjetër janë vetë ashensorët. Banorët thonë se nuk funksionojnë shpesh; në një incident veçanërisht të tmerrshëm në tetor 2019, një person mbeti i mbyllur për 1 orë e gjysmë, ndërsa ankesat janë edhe për zhurmën.

Për më tepër, banorëve u kërkohet të shpenzojnë 15,000 dollarë në tarifat vjetore për restorantin privat të ndërtesës, i cili drejtohet nga një kuzhinier me yll Michelin, megjithëse kur u hap 432 Park, atyre u tha që kjo kosto do të ishte thjesht 1,200 dollarë.

Banorët akuzojnë që ndërtesa është në rrënoja dhe se nuk duhet të detyrojnë të mbulojë problemet e saj të panumërta përmes rritjeve të sigurimeve.

Të fundit

Situata me zjarret, Mbrojtja: 18 vatra zjarri të evidentuara, vijojnë aktive 7 prej tyre

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 vatra zjarri, ndërsa...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M, dërgesa e parë drejt Algjerisë

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Dario Llukaçi, “shershe la fam’ që fitoi zemrat e publikut

Nga Leonard Veizi Ka aktorë që bëhen legjenda me role kryesore dhe ka të tjerë, si Dario Llukaçi, që hyjnë në panteonin e artit duke...

Evropa vendos gjoba për turistët problematikë!

Turistët që udhëtojnë këtë verë drejt Evropës duhet të kenë më shumë kujdes se kurrë më parë jo vetëm me kremrat e diellit, por...

Njihuni me parashikimin e motit për sot!

Një ditë tipike vere, ku dielli do të mbizotërojë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Temperaturat e orëve të para të ditës do të jenë...

Lajme të tjera

Web TV