‘Lulin s’e kam takuar kurrë, me Edin kemi lozur film’, Asqeriu flet për Ramën: Do të rrijë 100 vjet në pushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori legjendar shqiptar, Bujar Asqeriu ka folur sot për shumë gjëra në një intervistë me gazetaren Nisida Tufa, kryesisht tematikë politike, e shkëputur disi nga kultura.

 

Ai tha se nuk ka simpati për asnjë politika, por ka bindjet e tij të djathta. Bashën tha nuk e ka takuar kurrë, ndërsa përmendi takimin me Ramën në prapaskenë gjatë xhirimeve të filmit “I lovë Tropoja”.

 

Asqeriu: Mua më shajnë të gjithë, edhe të PS dhe të PD. Ja këta të PD thonë, “ja e bleu Rama këtë”, kur dolëm luajtëm bashkë tek filmi “I love Tropoja”. Po mua s’më bëjnë fajde këto. Bashën s’e kam takuar asnjëherë, as një kafe s’kam pirë. Ndërsa me Ramën kemi luajtur film, por unë kam bindjen time që s’ma heq dot njeri. Dhe me Ramën patëm një bisedë atje. Sapo kishte mbaruar një pasazh, dhe iu afrova. E pashë që kishte emocione, po i binin djersë. I thashë, “Ore ti i mbarove këto punët e qeverisë që merresh me këto”? po më tha e kam hobi. Po ç’a hobi është i vështirë ky profesion po bëj ato të qeverisë. Dhe ai s’ka faj e ka hobi e bëri mirë rolin e aty patëm një bisedë. Më dëgjoi me vëmendje.

 

Tufa: Më mirë Rama aktor apo kryeministër?

 

Asqeriu: Epo ku di unë, atë e di sovrani dhe vetë Rama, mbase ai do të rrijë 100 vjet në pushtet. I them votuesve që pavarësisht ideve dhe mendimeve keni një gjë në dorë. Votën, ajo është e shenjtë. Mendohu mirë për atë kur ta fusësh atje te vrima. Dhe pushtetit dua t’i them mos ushtro presion ndaj votës, mos bëj shantazh me votën, mos e bli votën dhe e fundit, mos e vidh votë, sepse ke bërë grusht shteti. Ai e bën me puç ti e bën me votë, e njejta gjë është. Vota duhet të numërohet kokërr më kokërr, ndaj i bëj thirrje elektoratit të jetë me mend në kokë

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV