Rama ironizon programin ekonomik të PD-së: Menu me pjata imagjinare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama në një intervistë nga Nivica e Tepelenës ka komentuar sërish programin ekonomik të Partisë Demokratike, që u prezantua pak ditë më parë. Rama nuk i kurseu ironitë në lidhje me një nga pikat e këtij programi, që ishte 100 milionë euro mbështetje për bujqësinë.

Kreu i qeverisë e cilësoi këtë plan si një menu me pjata imagjinare

“Po të bashkojmë bashkë buxhetin që ne japim nga arka e shtetit dhe buxhetit që kemi arritur të thithim nga programet europiane shkojnë pak a shumë në të njëjtën shifër. Programi i PD është faktikisht një menu për të ofruar të gjitha pjatat imagjinare për të gjitha kategoritë e njerëzve, për t’u bërë të ëndërrojnë një gjumë me gjellë pasanikësh siç thuhej tek “Lulëkuqe mbi mur”.

Shqipëria reale, e njerëzve të punës është më e madhe se sa ajo virtuale, e pjatave bosh në gjumë. Do të mbetet si ato pjata bosh që nuk do të shfaqet kurrë në asnjë tavolinë.”, tha Rama, teksa shfaqet këmbëkryq e ulur përtokë mes bukurive të Nivicës.

Të fundit

Trump paralajmëroi tarifa 30% për mallrat evropiane!/ BE gati të godasë SHBA-të

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash në vlerë prej 21 miliardë euro ndaj produkteve amerikane, nëse nuk arrihet...

Nëse lufta troket te porta… por porta është e blinduar me iluzione

Nga Leonard Veizi Në Gjermani, që nga koha kur kancelari Helmut Kohl udhëhoqi vendin në ribashkimin e Gjermanisë pas rënies së Murit të Berlinit, e...

“Ta harroni se do të legalizohen”/ Sot do të bëhet konfiskimi i një pallati në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një aksion të menjëhershëm për konfiskimin e një ndërtese në qytetin e Vlorës, e ndërtuar në kundërshtim me ligjin....

Dosier/ Rripi i grushtit të shtetit që revolucionarizoi Afrikën

Dhuna, në të gjitha format e saj, ka ardhur duke përcaktuar hapësirën politike të Sahelit gjatë viteve të fundit  nga Zachariah Mampilly I veshur me uniformë...

Kush janë vendet më të mira për të punuar në Europë? Ja cilat shtete kryesojnë renditjen

Luksemburgu, Irlanda dhe Belgjika janë të gjitha pretendentët kryesorë për vendin më të mirë për të punuar në Evropë, sipas gjetjeve të dy studimeve...

Lajme të tjera

Web TV