4 stinë në një ditë? Javën e ardhshme parashikohen shi, diell e shtrëngata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fillim të shkurtit parashikohen disa ditë pranverore.

Sipas parashikimit të motit, dy ditët e para të javës do të ketë reshje shiu me intensitet mesatar.

Dita e enjte parashikohet me reshje shiu në formën e shtrëngatave. Të premten sërish priten përmirësim të kushteve të motit dhe ditë me diell.

Postimi i plotë:

Përshëndetje nga SH.M.U!

Ditë pranverore trokitën në vend këtë fillim shkurti. Moti me diell i këtyre ditëve do të pasohet nga ditë me reshje shiu dhe rrebeshe. Reshjet do të përfshijnë vendin dy ditët e para të javës me intensitet mesatar. Në qarqet Shkodër e Gjirokastër reshjet do të arrijnë përkohësisht  intensitet të lartë.

Ndërprje e përkohshme e tyre parashikohet ditën e mërkurë, për tu rikthyer sërish ditën e enjte me intensitet të ulët e lokalisht në formën e shtrëngatave. Në majat e maleve reshje bore.

Situatë krejtësisht e ndyshme do të vijë ditën e premte, pasi pritet depërtimi i rrymave të fohta. Këto do të sjellin mot të kthjellët por me ngrica në zonat malore e ato kodrinore.

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme përgjatë bregdetit dhe zonave luginore. Ditën e premte do të mbizotërojë erë veriore. Valëzimi këtë javë pritet të arrijë deri në forcën 6 ballë me lartësi vale deri në 2.5m në brigjet detare.

Ju urojmë një të diel të mbarë në vijim së bashku me familjet tuaja!

postimi_i_plote.jpg

Të fundit

“Lufta” tregtare SHBA-Kinë, ari arrin rekord të ri çmimi

Ari është rritur në një nivel të ri pasi investitorët shqetësohen për ndikimin e luftës tregtare midis SHBA-së dhe...

Arrestime para 11 Majit? Anila Hoxha: Një ish-ministër po hetohet nga SPAK

Gazetarja Anila Hoxha ka raportuar vjetor të SPAK për dosjet e bujshme të 2024,ku thekson se ajo që doli në dritë nga hakërrimi i...

Gjyqi për dosjen 5D, shtyhet seanca e parë në GJKKO! Më 30 prill e radhës

Në Gjykatën e Posaçme u shty sërish seanca e parë për dosjen “5D”. Shkak për shtyrjen e seancës u bë zëvendësimi i avokatit të...

EMRI/ Ngacmonte nxënëset, arrestohet një mësues në Prrenjas

Një mësues është ndaluar në aeroportin e Rinasit me urdhër-arresti nga Policia e Librazhdit, pasi akuzohet për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj dy nxënëseve...

“Lavire” pse bënte detyrën/ Rama shpërthen: Dumanit shpatën ia dhamë ne

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën në sistemin e drejtësisë, duke përmendur emrin e Prokurorit të Përgjithshëm Altin Dumani. Në një deklaratë publike, Rama...

Lajme të tjera

Web TV