Ushqimet e shëndetshme që ndihmojnë trurin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jo vetëm për mirëqenien e organizmit, trupit apo bukurisë së jashtme, ushqimi i mirë ndikon edhe në shëndetin e trurit.

Memorie më e mirë, më shumë përqendrim e kthjelltësi si dhe më pak rrezik për tu prekur nga sëmundjet e trurit.

Të gjitha këto promovohen nga ushqimi i mirë e i shëndetshëm.

Ndiqni disa prej tyre:

Salmon

Një nga burimet më të pasura të acideve yndyrore omega-3 të cilat kanë përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore.

Omega-3 ndihmon në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular, shëndetit të trurit, forcon imunitetin dhe zvogëlon inflamacionin.

Kështu salmoni jep një dozë të shëndetshme jo vetëm për zemrën, por edhe për sy, tru e kujtesë më të shëndetshme.

Ushqimet e fermentuara

Shumë studime të fundit tregojnë se ka një lidhje mes ushqimeve të fermentuara, rolit të tyre në sistemin tretës dhe shëndetin e trurit.

Kjo për shkak të probiotikëve të cilat ushqimet e fermentuara i përmbajnë me shumicë.

Ushqime të fermentuara si kimchi, lakër turshi apo kefiri janë mundësi të shkëlqyera për t’u kujdesur për trurin tuaj përmes zorrëve dhe sistemit të mirë tretës.

Frutat dhe perimet

Antioksidantët që përmbajnë frutat dhe perimet, luftojnë radikalet e lira brenda trupit dhe ulin inflamacionin.

Inflamacioni në tru mund të rrisë rrezikun e Alzheimerit dhe sëmundjes Parkinson dhe gjithashtu rrit rrezikun për depresion.

Kështu që sugjerojmë ta mbushni pjatën me fruta dhe perime në çdo vakt e përgjatë ditës për të promovuar shëndetin e mirë.

Çokollata

Përtej hormonit të lumturisë që çlirohet në tru sa herë konsumoni çokollatë, ajo ndihmon edhe me shëndetin e mirë të kujtesës.

Po flasim për çokollatën e zezë e cila përmban pak kafeinë dhe flavonoide të cilat ju mbajnë më të fokusuar dhe të mprehtë gjatë ditës.

Konsumoni një sasi të vogël çdo ditë për të përmirësuar memorien e për t’i dhënë pak shije ditës tuaj.

Turmeriku

Erëza e famshme e cila shpesh gjendet në formën e pluhurit portokalli mund të jetë një kurë e vërtetë për trurin.

Lexo edhe :  Foshnjat e para në botë me ADN nga tre prindër lindin pa sëmundje të trashëguara

Turmeriku ndihmon në përmirësimin e shumë funksioneve konjunktive të trurit.

Ndaj bëjeni gjithnjë e më shumë pjesë të recetave tuaja.

Ushqimet e detit

Konsumimi i ushqimeve të detit të paktën 2-3 herë në javë ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe rrit shëndetin e trurit si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët.

Këto ushqime përmbajnë Omega-3 dhe një sërë yndyrash të shëndetshme të cilat ulin stresin dhe ju ndihmojnë të parandaloni ankthin.

Qiqrat

Qiqrat përbëhen nga fibrat dhe karbohidrate të cilat janë të nevojshme për trurin.

Ato gjithashtu përmbajnë magnez i cili ndihmon në tejçimin e më shumë gjaku në të gjithë trupin e sidomos në tru.

Kështu do të ndiheni më të çlodhur dhe do e ndihmoni trurin të punojë më lehtë.

Vitamina C

Ushqimet e pasura me vitaminë C si portokalli, brokoli, luleshtrydhet apo specat e kuq janë një burim i mirë shëndeti për trurin.

Kjo vitaminë ju ndihmon të mbani larg sëmundje si Alzhaimer dhe ka efekt mbrojtës.

Barishtet jeshile

Të njohura për rolin e tyre në shëndet dhe shumë të pasura me vitaminë K dhe folate.

Çdo barishte e ngrënshme me gjethe jeshile është e mirë për të mbrojtur trurin tuaj nga sëmundjet e sidomos ato të kujtesës.

Kafe dhe Çaj

Kafeina që përmban kafja dhe çaji ju ndihmon me përqendrimin dhe të qëndroni më të kthjellët gjatë ditës.

Sigurisht nëse e konsumoni në sasi të vogla 1-2 filxhanë në ditë për të mos vuajtur nga efektet e tyre anësore në organizëm dhe pagjumësinë.

Dieta Mesdhetare

Njihet si një nga dietat më të mira në botë.

E pasur me të gjitha llojet e ushqimeve të freskëta dhe yndyra të shëndetshme, dieta mesdhetare mban larg sëmundjet që prekin trurin.

Konsumoni shumë arrorë, sardele, djathë të bardhë, agrume, ullinj, fribra dhe fruta e perime për të pasur një memorie më të mirë e tru më të shëndetshëm.

Të fundit

Postieri i shpëton goditjes nga rrufeja “për një fije floku”, publikohen pamjet

Një postier në SHBA ishte me fat pasi rrufeja goditi vetëm disa milimetra larg tij gjatë një prej shpërndarjeve...

Rilindja Urbane 2 në Pogradec: kthim në normalitet apo pranim i anormalitetit?

Nga Shpëtim Luku Rilindja Urbane 2 në Pogradec u konkretizua së fundmi me një aksion të IKMT-së për çlirimin e trotuarit përgjatë shëtitores "Dëshmorët e...

Princ Leka drejt martesës së dytë, çifti planifikojnë ceremoni private!

Vera ka nisur edhe për Princ Lekën dhe familjen e tij. Në rrjetet e tij sociale, ka qenë vetë trashëgimtari i fronit që na...

Sa tatim paguajnë shqiptarët mbi pagat dhe shtëpitë?

Tatimi që arka e shtetit ka mbledhur nga të ardhurat e krijuara nga qytetarët shqiptarë përmes pagave dhe nga shitja e shtëpive, është zëri...

Tenda, pedana e struktura betoni/Vijon në Durrës aksioni për lirimin e hapësirave publike

Edhe pse fundjavë, strukturat e IMT-së vendore, Policia Bashkiake dhe struktura të tjera në varësi të Bashkisë Durrës kanë vijuar aksionin për lirimin e...

Lajme të tjera

Web TV