Beteja për Tiranën, 10 avantazhe dhe disavantazhe në zgjedhjet e 25 prillit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekskluzive

Vera e re në fuçinë e vjetër

Nga Roland Qafoku

Kush fiton Tiranën, fiton zgjedhjet. Më 25 prill, beteja brenda betejës elektorale është pikërisht për kryeqytetin që në zhargon e quajmë ndryshe edhe “Beteja e Stalingradit”. Është një rezervuar votash me 36 mandate nga 140 që ka Kuvendi, por më shumë se kaq fitorja apo humbja e Tiranës nga një forcë politike është njëkohësisht edhe tendenca për të gjithë Shqipërinë. Madje rezultati i këtyre zgjedhjeve do përcaktojë edhe fatin dhe karrierën politike të disa liderëve kryesorë të partive deri te Edi Rama dhe Lulzim Basha. Humbja e zgjedhjeve të njërit prej tyre mund të shoqërohet deri me largimin nga politika. Por, si janë renditur në Tiranë forcat politike në zgjedhjet e 10-ta parlamentare pas rrëzimit të komunizmit? Si po organizohen ato dhe në cilat pika janë avantazhet dhe disavantazhet? Cilat janë specifikat e këtyre zgjedhjeve dhe si pritet të përballen drejtuesit e partive në këtë qark? Janë të paktën 10 të veçanta që e karakterizojnë Tiranën në këto zgjedhje që janë avantazhe dhe disavantazhet për forcat politike.

KRYEBASHKIAKU VELIAJ NË KRYE TË FUSHATËS

Partia Socialiste ose më saktë Edi Rama ka vendosur që në krye të fushatës të jetë kryebashkiaku Erion Veliaj. Në një farë mënyre është një zgjedhje e zgjuar. Si është dhe pritet të jetë perceptimi i publikut për punët në Bashkinë e Tiranës, ashtu ka për të qenë rezultati i zgjedhjeve. Edi Rama e di mirë këtë edhe nga eksperienca e vet prej 11 vjetësh në krye të bashkisë së Tiranës. Një nga arsyet e fitores së Partisë Socialiste në vitin 2001 ishte pikërisht perceptimi i asaj që kishte ndodhur pozitivisht në Tiranë. Ishin zgjedhje tejet delikate për shkak të përplasjeve shumë të forta që kishin ndodhur brenda partisë, por që PS fitoi falë pikërisht atij perceptimi. Nisur nga kjo, PS ka drejtuesin më të mirë të saj në krye të fushatës në kryeqytet.

Veliaj drejton bashkinë me 1 milionë banorë ku ndërthuren interesat politike ekonomike dhe më shumë se kaq Tirana është qendra e Shqipërisë dhe e gjithë trevave shqipfolëse. Nuk besohet se sado dhe këdo të ketë Veliaj përballë të kenë fuqinë politike dhe mbështetjen që ai ka. Jo më kot Partia Demokratike, shumicën e baterive të saj i ka derdhur dhe harxhuar pikërisht ndaj Veliajt. Madje jo dhe aq ndaj vetë Edi Ramës. Edhe rasti më i fundit për përgjimet e Ndraghetës e vërtetojnë këtë. E gjithë stuhia e ngritur u foksua më shumë te kryebashkiaku. Në planin juridik nuk janë të paktë juristët që veçojnë që nuk rezulton të jetë i implikuar pse dy italianë e përmendin atë. Që Ndragheta dhe shumë italianë, sidomos të Jugut, synojnë të kapin ndonjë gjë në Shqipëri kjo nuk është e re në këto 30 vjet, por që Veliajn ta quash pjesë të kësaj organizate se e përmendin dy italianë në një bisedë kjo është shumë e sforcuar. Në vitin 1998 ka qenë një rast shumë më i fortë në aspektin juridik me politikanin Ritdvan Peshkëpia.

Ai vetë shkoi te prokurori i Përgjithshëm Arben Rakipi dhe i tha “më arresto se kam dalë në përgjimet që media ka publikuar”. Në fakt hetimet e Antimafias italiane rezultuan se ai nuk kishte fare lidhje dhe e gjitha stuhia mediatike rezultoi një fiasko. Prandaj, vetëm një hetim special i çështjes e sqaron atë përfundimisht dhe jo akuzat dhe kundërakuzat politike ne media. Në këtë mënyrë, Partia Demokratike mund të ketë shumë raste dhe arsye të tjera për të sulmuar, akuzuar dhe shigjetuar Veliajn, por ky nuk është rasti. Basha dhe të tijtë janë të bindur që kush fiton Tiranën fiton Shqipërinë dhe sigurisht me Veliajn do merren. Që sigurisht që është një avantazh i madh për PS-në.

KU JANË RAMA DHE BASHA?

Është e habitshme se si në  kryeqytet as Edi Ramsa e as Lulzim Basha nuk kanë preferuar të jenë drejtus të fushatës. Kryesocialisti Rama deklaroi se është mes Vlorës dhe Durrësit. Dhe tashmë është çimentuar në Vlorën e tij pavarësisht se zemra i qan edhe për Durrësin. Por Basha nuk është në asnjë qark. Mund të jetë një taktikë e tij për të krijuar imazhin se kryetari është në të 12-të qarqet, por më e mira do ishte që ai të ishte i stacionuar. Gjithsesi kjo është një zgjedhje ekskluzive e tij.

Ndërsa Rama ka zgjedhur një taktikë tjetër, atë të hedhjes së spirancës diku. Madje, pas Vlorës nuk është çudi që të jetë edhe në Durrës si kandidat. “Do kandidoj në Vlorë, por Durrësit i kam një borxh”, tha kryeministri pak ditë më parë. Por përse është i dyzuar mes dy qyteteve bregdetare? Në Vlorë ai kë rrënjët e orgjinës nga nëna, por ama magneti i të parëve nga linja e të atit është më tërheqëse. Në Durrës ka lindur dhe jetuar gjyshi i tij, Vlash Rama, i cili ka qenë shofer i kryetarit të bashkisë dhe më pas, u bë shofer i mbretit Zog që e kërkoi bashkë me makinën më të mirë dhe më të bukur që kishte në atë kohë në Shqipëri. Dhe ky magnet lidhet me gjyshin, jo me Gjushin, kryetarin e bashkisë Vangjush Dakon, aq të përfolur dhe aq të anatemuar.

PD ME 8 DREJTUES

Ka disa teori për mënyrën dhe caktimin e 8 drejtuesëve në krye të fushatës së Tiranës për Partinë Demokratike. Disa mendojnë se kjo është një gjë e mirë me argumentin se ndarja në zona dhe po aq drejtues shton më shumë forcat, Të tjerë mendojnë se kjo ndarje e parcelizon fushatën dhe nuk krijon bashkërendim. Por sa vlerë ka kjo ndarje dhe sa vlejnë ata që janë në krye të zonave.

Sipas asaj që ka vendosur kryedemokrati Basha, Aldo Bumçi do jetë në njësinë 1, 12, 14. Jorida Tabaku do jetë në degët  2, 3, 10. Alfred Rushaj në degët  4, 8. Grida Duma në Kavajë, Rrogozhinë. Agron Shehaj do jetë në degët  5, 7. Albana Vokshi në degët  9,11. Belind Këlliçi në degët 6,13,15,16 dhe Flamur Noka në Kamëz, Paskuqan dhe Vorë. Nëse e analizon këtë listë duket që është një përzgjedhje e kujdesshme. Ajo që spikat është se Jorida Tabaku dhe Belind Këlliçi dy “tironsit” 24 karatë, janë lokomotiva e qarkut të Tiranës për nga ajo që vlerësohen dhe që pritet të marrin vota.

Po ashtu zgjedhja e dy të “ardhurve”, Flamur Noka dhe Agron Shehaj që nuk kanë lindur në Tiranë është përsëri një zgjedhje e duhur. Në Tiranë ka më shumë kuksianë dhe vlonjatë se sa në Kukës dhe Vlorë dhe si e tillë Noka dhe Shehja janë prototipë të zonës nga vinë dhe ato që ai kanë arritur në jetë i kanë nga vetja e tyre dhe jo të dhuruara. Kësisoj ata i sjellin vetëm avantazhe Partisë Demokratike. Albana Vokshi është përsëri një zgjedhje e duhur si një politikane tashmë me maturinë dhe përvojën e duhur por edh me një besnikëri ndaj kauzës së saj që veçohet nga të tjerët.

Vokshi nuk e braktisi kurrë PD-në edhe në momentin kur të gjitha shoqet dhe koleget e saj të ngushta i thanë “ciao” se ashtu kishin një debat me kryetarin. Po ashtu edhe Aldo Bumçi që zonat që mbulon ka një ndërthurje të pjesë të qytetit që ai njeh më mirë se sa atë të fshatrave që i duhet shumë punë. Çudia e kësaj liste është Grida Duma. Se çfarë lidhje ka kjo zonjë me Kavajën dhe Rrogozhinën dhe se se çfarë do bëjë ajo atje, këtë vetëm zoti Basha e di. Gojët e liga thonë se e ka vendosur në periferi të qarkut pikërisht për të humbur dhe të kthehet atje ku e ka vendin, politikane “freelence” pas një fryrje politike dhe mediatike që ajo manifeston, por që në PD nuk ia durojnë shumë. Alfred Rushaj është një teknicien i vlerësuar që i duhet shumë për tu kthyer në një politikan që merr vota.

Lexo edhe :  Shqiptarët mirëpresin Ramën/ Festë në Athinë, Noizy dhe Era Rusi ndezin stadiumin Galatsi

SPIROPALI NDHE BUSHATI, PËR PS

Partia Socialiste nuk ka zgjedhur ta copëzojë Tiranën me përfaqësues në disa zona. Përveç kryetarit Erion Veliaj, në rezervuarin e votave janë të stacionuar edhe dy përfaqësues të tjerë. Elisa Spiropali por zonën e Vorës, Rrogozhinës dhe Kavajës dhe Ervin Bushati, kryetar i PS-së për bashkinë e Tiranës. Të dy të arsimuar në SHBA ashtu si edhe Veliaj, “amerikanët” socialistë të Tiranës dallohen për shumë energji dhe dëshirë për të arritur fitrore që duhet thënë se nuk e kanë aq të lehtë. Janë të rinj për të marrë mbi supe një provë kaq të fortë dhe për të dy një gjë është e sigurtë: 25 prilli pritet të jetë beteja e karrierës së tyre politike.

Nëse Partia Socialiste fiton në Tiranë, si Spiropali dhe Bushati e kanë hapur rrugën për më lart në politikë. Nuk është çudi që Spiropali mund të marrë një post edhe më të rëndësishëm se sa ministre pa portofol dhe Bushati të marr një drejtimin e një dikasteri që lidhet me ekonominë, për të cilin ai jo vetëm ka studiuar por edhe spikat. Kjo konfirmohet nga ajo që Ervin Bushati tha pak ditë më parë në një emision: PS fiton në Tiranë më 25 prill 19 mandate dhe bashkë me PD-në merr 20 mandate. Një deklaratë shumë e fortë që më shumë ka edhe kalkulime dhe diversione që konfirmojnë që ai e ka betejën e karrierës 25 prillin.

DEPUTET E ZONAVE JASHTË TIRANËS, TANI NË TIRANË

Agron Shehaj është nga Vlora. Ka qenë deputet atje por tani është kandidat në Qarkun e Tiranës. Flamur Noka është nag Kukësi ku ka qenë deputet atje por tani mbulon Kamzën dhe disa zona të tjera periferike. Ka një taktikë të re të zotit Basha. Tirana është kryeyqyteti me shumë të ardhur të cilët janë potencial në kryeqytet. Ndërkohë burimet flasin se edhe në listën e kandidatëve Basha pritet të vendosë në Tiranë edhe të “ardhur” të tjerë. Fakti që nga 34 mandate, kryeqyteti do ketë 36 mandate është një arsye edhe më shumë. Të presim nëse do funksionojë kjo taktikë që duket avantazhuese.

EDHE PS ME DEPUTETË TË “ARDHUR” NË TIRANË

Nuk është vetëm PD që ka menduar për elektoratin e ardhur në Tiranë nga zona dhe qytete të tjera. Një rast i saj është Ulsi Manja që pritet të jetë kandidat në Laprakë. Kryetari Komisionit të Përhershëm Parlamentar të Ligjeve e ka konfirmuar që do jetë kandidat në këtë zonë. Gjasat janë që si Ulsi Manja të ketë edhe të tjerë. Sigurisht që Xhemal Qefalia dhe “tironasit” e PS-së do jenë në listë, por ama përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme do jenë në Tiranë pikërisht për këtë arsye.

TIRONSIT PËR TIRANËN

Jorida Tabaku, dhe Belind Këlliçi janë 24 karatë nga Tirana. Lulzim Basha duhet të ketë patur parasysh veç të tjerave se Tirana do “tironsit”. Këtu është një zgjedhje e përkryer. Si Tabaku dhe Këlliçi nuk janë thjesht produkte tironse. Ata vijnë dhe kanë një përvojë politike tashmë të “kalitur” në opozitë. Për më tepër që janë të dy të rinj dhe që kanë energjinë për të përçuar në elektorat idetë dhe vizonin e tyre. Belind Këlliçi madje parashikohet që të jetë politikani më i suksesshëm në këtë garë elektorale për Partinë Demokratike. Por si pritet të jetë përplasja e “tironsve” të PD-së me “tironsit” e PS-së? Xhemal Qefalia, Sadi Vorpsi, Ogerta Manastirliu pritet të jenë kockë e fortë për PD-në. Vërtetë pritet të jetë një ndeshje e fortë gati si një derbi brenda derbit dhe në këto momente nuk ka asnjë siguri se cilët “tironsa” janë të më avantazhuar.

KUSH FITON, FITON EDHE TË ARDHME NË KARRIERË

E drejtë ajo që ajo parti politike që fiton Tiranë fiton zgjedhjet. Por ama ata deputetë që fitojnë dhe bëhen deputetë pritet të kenë përpara një karrierë brilante. Si Edi Rama dhe Lulzim Basha e kanë të qartë që “kuajtë” më të mirë të e betejës elektorale i ka në Tiranë. Në rast të një fitoreje ata do t’i shpërblejnë drejtuesit që kanë në kryeqytet. Në rast humbje, padyshim që karriera e tyre do zvenitet. Për të mos thënë që për një pjesë do jetë e mbyllur përfundimisht. Prandaj edhe agresiviteti pritet që të jetë në rritje në javët në vijim. Në rast të një humbje të Partisë Socialise, nuk besohet se Edi Rama do ketë oreks politik për të bërë opozitë. Besohet se do t’ia lërë vendin një pasardhësi dhe të gjitha gjasat janë që në lojë futet Erion Veliaj. Edhe më e rëndë është situata nëse humbet Partia Demoratike. Për Lulzim Bashën kjo është një betejë për jetë a vdekje politike. Humbja do ti sillte atij një largim të mundshëm nga drejtimi i PD, ndoshta edhe nga politika.

LSI MES PS DHE PD

Nuk mund të bëhën llogaritë në Tiranë vetëm mes PS-së dhe PD-së. Në zgjedhjet e vitit 2017 Partia Socialiste fitoi 18 mandate, PD 11 mandate por LSI mori 5 mandate duke u bërë faktor vendimtar në koalicion. LSI pritet të jetë një kockë jo e lehtë në kryeqytet. Ndryshe nga disa qarqe ku vërtetë ajo po lëkundet, në Tiranë duket se është më e stabilizuar. Nora Malaj, Përparim Spahiu, Besnik Jakaj, Klajda Gjoshaj, Erisa Xhixho janë më aktivët dhe pritet të jenë këta që do mbushin enën e tyre me vota. PS dhe PD e shikon LSI shtrembër dhe jo me një kënaqësi as edhe PD që e ka aleate. Diversionet që vetë Rama bën se me Bashën projektuan se do ta dërgonte LSI-në për skrap nuk janë shumë të vlefshme. Vërtetë Skrapari është bastion i LSI, por ama qendra e votave të LSI-së mbetet Tirana. Këtë e konfirmojnë jo vetëm rezultate e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale, por edhe mënyra se si punohet në kryeqytet.

PARTITË E TJERA SI MBUSHËSE TË REZULTATIT

Nuk kanë asnjë peshë për deputetë partitë e tjera në kryeqytet. Ato janë thjesht mbushëse të enës së votave që përbëjnë një deputet por ama si parti asnjë parti e voglës përveç LSI-së nuk ka gjasa të fitojë. Ndërkohë e reja këtë herë është se në listën e PD pritet të jenë emra të partive të tjera. Fakti që disa kryetarë të partive të vogla janë në listën e PD-së tregon se ata vetë vërtetë fitojnë dhe bëhen deputetë por ama partia e tyre tretet në ujë. Pikërisht zhdukja e partive të vogla nën sqetullën e PD-së pritet të jetë fenomeni i këtyre zgjedhjeve e diktuar kjo edhe nga kodi i ri elektoral.

 

Të fundit

Ish banorja e BBV humb babain: Gjysma e shpirtit tim u shua…

Ish-banorja e “Big Brother VIP1” dhe këngëtarja e njohur Xheisara Frisku, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit...

Kush po pret fundin e Berishës?/ Murrizi liston emrat: Bardhi, Këlliçi dhe…

Ish deputeti Myslym Murrizi, i ftuar në “Breaking”, dha emrat e disa deputetëve të opozitës, të cilët sipas tij po presin që Berisha të...

TMERR/ Gjendet e varur në shtëpinë e saj policja shqiptare, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë, ku një efektive policie ka ndërruar jetë. Mediat vendase raportojnë se efektivja është gjetur pajetë në...

Skemë tjetër pensionesh/ Kush do paguhet më shumë?

Ish-ministrja dhe deputetja e mazhorancës, Milva Ekonomi ka dhënë detaje të reja për pensionistët. Ajo thotë se qeveria ka menduar një skemë të re...

E ironizoi publikisht, Ermal Mamqi i përgjigjet Rezart Veleshnjas?

Ermal Mamaqi duket se i është përgjigjur indirekt Rezart Veleshnjajt pasi e ironizoi publikisht. Ai ka publikuar të dhënat e interaktivitetit të tij në...

Lajme të tjera

Web TV