Rama sjell modelin turk në shëndetësi: Do paguhen mbi performancën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Mjekët në Turqi nuk lejohen të kenë klinikë private, sepse brenda spitalit publik ata mund të punojnë sa orë të duan, nuk bëjnë një turn në publik e pastaj të ikin te privati. Punojnë te publiku dhe marrin para më shumë. E bëra këtë për të thënë që korrupsioni është sistem dhe luftohet me anti-sistem, që në këtë rast është modernizimi”

Fernada Cenko

Mjekët dhe infermierët do të paguhen në bazë të performancës. Kështu është shprehur kryeministri i vendit Edi Rama sa i takon risive që priten të vinë në sistemin e shëndetësisë. Nga qyteti i Sarandës, shefi i qeverisë e ka nisur shpalosjen e idesë nga rasti i sanitares “Tire” për të dhënë premtimin se sistemi i shëndetësisë do të ndryshojë për të shmangur korrupsionin.

Spitali i parë që do operojë më ketë sistem do të jetë ai i qytetit të Fierit, i cili do të investohet nga qeveria turke dhe do të punojë po me këtë sistem, me anë  të vetadministrimit. Kush punon më shumë, fiton më shumë. Dhe pas këtij spitali do të vazhdojë “rigjenerimi” në gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama duke folur për skandalin te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”, ku sanitarja Tire Alldervishi sillej si infermiere, duke zhvatur të afërmit e pacientëve me koronavirus.  Rama tha se monstra e “Shefqet Ndroqit” nuk është fytyra e sistemit shëndetësor në vend. Mes të tjerash, ai zbuloi edhe planin e qeverisë në Spitalin e Fierit dhe më tej edhe në spitalet e tjera të vendit. Rama theksoi se Spitali i Fierit do të funksionojë si modeli turk, ku mjekët do të paguhen në bazë të performancës.

“Ajo monstra e Shefqet Ndroqit nuk është fytyra e sistemit. Adresimi i korrupsionit ka të bëjë me drejtësinë, por dhe me modernizimin, me atë kantierin që duhet të mbarojë. Nuk mund të kemi zgjidhje përfundimtare të çështjes së korrupsionit në shëndetësi, nëse nuk bëjmë kapërcimin tek autonomia shëndetësore. T’u japim mundësinë mjekëve të fitojnë në bazë të asaj që bëjnë, jo të gjithë njësoj. Spitali duhet të administrojë të ardhurat e veta dhe mjekët të ndjehen të motivuar nga paga. Jemi tani në kushtet kur mund ta çojmë përpara këtë projekt. Një nga gjërat që do bëjë Spitali i Fierit është pikërisht kjo. Aty do të ndërtojmë modelin e parë të autonomisë, duke funksionuar spitali brenda sistemit publik shqiptar, por që do të jetë një model menaxhimi si në Turqi, ku nuk marrin të gjithë mjekët njësoj”, tha Rama.

Sipas shefit të qeverisë. Ai që do të punojë në shtet nuk do të punojë edhe tek privati. Sepse në logjikën e kryeministrit, ky mjek mund të punojë në shtet dhe të paguhet për oraret ekstra. “Pra, gjithë suporti, çarçafët, batanijet, aparaturat, ushqimi, ndriçimi, ngrohja, etj. i menaxhon privati, gjithë pjesa tjetër që ka të bëjë me mjekët, është publike. Mjekët që do të punojnë në sistemin tonë publik do të paguhen në bazë të performancës. Siç bëhet në spital privat, sipas orëve të punës. Mjekët në Turqi nuk lejohen të kenë klinikë private, sepse brenda spitalit publik ata mund të punojnë sa orë të duan, nuk bëjnë një turn në publik e pastaj të ikin te privati. Punojnë te publiku dhe marrin para më shumë. E bëra këtë për të thënë që korrupsioni është sistem dhe luftohet me anti-sistem, që në këtë rast është modernizimi”, u shpreh Rama.

Reagon Tritan Shehu: Rama gënjeu për modelin britanik

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar pas shpalosjes nga kryeministri planin e adaptuar nga Turqia për të luftuar korrupsionin në sistemin shëndetësor. Fillimisht Shehu kujton modelin britanik të shëndetësisë falas që premtoi Rama, ndërsa tani modelin turk, teksa të dy i cilëson spekulime. Ai akuzon Ramën se për 8 vite nuk adaptoi asnjë model, ndërsa i ngelet besnik vetëm PPP-ve.”

Lexo edhe :  Veliaj: Në SPAK shkova vet

Rama sot, pasi krijoi një katastrofë me modelin “britanik të shëndetësisë falas”, po na paraqet modelin “turk”!. Të dyja janë spekullime të tij, se të dyja këto janë sisteme të mira në vendet e tyre, por shume larg asaj, që Rama bëri në dy mandate e sot na ofron në 3 D si një vizion të ri, qe i paska lindur këto ditë. Në fakt Shqipëria në këto 8 vite nuk ka krijuar asnjë fizionomi e nuk ka adaptuar asnjë model në sistemin tonë shëndetësorë, përvecse atij shkatërrues e korruptiv të PPP.”, tha ish ministri i Shëndetësisë. Shehu premton se me qeverinë Basha Shqipëria do të ketë një sistem shëndetësor bazuar mbi parimin “pacienti zgjedh e paraja e ndjek”, në funksion të qytetarëve.

Rama: Do vijnë të huaj për të ankoruar jahte në portin e Sarandës

Kryeministri Edi Rama ka folur për Lungomaren e Sarandës duke e konsideruar si një transformim jo vetëm për kënaqësi, por edhe ekonomik. Sipas tij, turizmi i shërben zhvillimit dhe projektet nuk janë 3D por tashmë realitet. Për Ramën, zhvillim për Sarandën do të sjellë dhe porti i jahteve, që do të krijojë një komunitet të rinj të huajsh. Ai thotë se për këtë të fundit se gjithçka është organizuar dhe qeveria është vetëm në pritje të një kompanie.

”Më motivon dhe e bëj me kënaqësinë e të qenit i zgjedhur për të sjellë ndryshimenë të mirë të shumë njerëzve dhe vendit, me aq sa mundem, kam dhe di. Turizmi i shërben zhvillimit. Nivicë nuk ka shkuar ndonjë analist, ta ketë promovuar ku po ndodhin gjëra të bukura.Janë realitet, kurse në faqen time i quajnë 3D. Mjafton të shohësh, shifrat e ekonomisë në Vlorë dhe ato të ekonomisë së gjeneruar nga Lungomarja e Vlorës. Mjafton të marrësh bilancet, apo tregtarëve, përpara Lungomares dhe pas Lungomares, është marramendëse. Mjafton të shohësh pasurinë e atyre që banojnë, dhe rivlerësimin e pasurisë si rezultat i asaj ndërhyrje, ajo ndërhyrje ka arritur”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama foli për portin e jahteve, që sipas tij do të ketë komunitet të huaj që do të ankorojnë jahtin.

“Vetëm nga parkimi i jahteve do ketë komunitet të rinj të huajsh. Janë të mirëpaguar nga pronarët e jahteve që do jenë konsumatorë këtu”, tha shefi i Qeverisë. Ai u ndal edhe tek vazhdimi i projekteve të rrugëve të cilat të çojnë një destiancion. Ka plot fshatra që janë pa rrugën që meritojnë. Çdo hap e investim që bëjmë, është jo vetëm për atë destinacion. Duhet ta ritheksoj se jo vetëm plani ynë, është bazuar tek kjo, që të krijojmë lidhje, lidhje, lidhje aty ku potenaciali ekonomik është më i madh. Myzeqe, Korçë, Berat, janë investime që mundësojnë rrugët e prodhimit. Ato që bëjmë nuk janë vetëm për atë pjesë, por edhe impakt për pjesët e tjera.”- tha Rama.

Meta: Promovoni kandidatë me integritet, kush vepron ndryshe do ndëshkohet

Presidenti i vendit Ilir Meta, me anë të një postimi në “Facebook” ka dërguar një tjetër mesazh të rëndësishëm për partitë politike në vend. Meta shkruan se partitë duhet që të promovojnë kandidatë me integritet në zgjedhje, pasi kush vepron ndryshe, do të ndëshkohet rëndë më datë 25 prill. “Partitë të promovojnë kandidatë të rinj dhe me integritet! Kush vepron ndryshe do ndëshkohet rëndë më 25 prill”, shkruan Presidenti Meta në rrjetin social “Facebook”. Në prag të zgjdhjeve të përgjithshme Presidenti Meta dhe amabsadorët e akredituar në Tiranë kanë lënë mesazhe të forta sa i takon përzgjedheve të kandidatë për në listat e deputetëve. Sipas tyre Kuvendi i Shqipërisë duhet të ketë brenda saj njerëz të denjë.

Të fundit

Takimi në Athinë/ Rama preku jo vetëm qeverinë por edhe opozitën

Analisti Skënder Minxhozi e cilësoi takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Greqi si një sukses të tijin...

Grabiti makinën e dy italianëve, Ervis Myrtaj dyshohet si autor i 2 vjedhjeve të tjera!

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me Ervis Myrtajn, i cili dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash dhe sendesh personale,...

Arsyet që do të të bindin të ecësh pas vaktit të darkës

E dije se të ecësh pasi ke ngrënë darkën mund të jetë çelësi i përmirësimit të shëndetit tënd të përgjithshëm? Një ecje e shkurtër...

Analiza/ Si mund të përfitojë Shqipëria nga plani i rritjes 6 miliard euro i KE

Në kohët e pasigurive globale, qëndrimi në rrugën e rritjes së qëndrueshme drejt anëtarësimit në BE duhet të mbetet një nga prioritetet për vendet...

“100 milionë PO”, kush është reperja shqiptare që mori propozimin për martesë? (Video)

Reperja Morena Taraku ka surprizuar ndjekësit e saj me postimin më të fundit në ‘Instagram’. Një video ku shfaqen qindra trëndafila dhe duket si një...

Lajme të tjera

Web TV