Gruaja më e vjetër në Evropë mund Covid-19 në prag të ditëlindjes së 117-të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personi më i vjetër në Evropë, murgesha franceze Motra Andre, i ka mbijetuar COVID-19 dhe do të festojë 117 vjetorin e lindjes këtë javë.

Lucile Randon, e cila mori emrin Motra Andre kur u bashkua me një urdhër bamirësie katolike në 1944-ën, rezultoi positive ndaj koronavirusit në shtëpinë e saj të pensionit në Toulon, në Francën jugore, më 16 janar. Ajo ishte izoluar nga banorët e tjerë, por nuk shfaqi asnjë simptomë.

E pyetur nëse ishte e frikësuar që të kishte COVID-19, ajo i tha televizionit BFM të Francës: “Jo, nuk u frikësova sepse nuk kisha frikë të vdisja … Jam e lumtur që jam me ju”.

David Tavella, zëdhënës i shtëpisë së pensionit Sainte Catherine Labouré, tha se gjendja e saj tashmë është e mirë

“Ne e konsiderojmë të kuruar. Ajo është shumë e qetë dhe mezi pret të festojë ditëlindjen e saj të 117 të enjten.”

Ai tha se Motra Andre, e cila është e verbër, do të festojë ditëlindjen e saj me një grup më të vogël banorësh se zakonisht për shkak të rrezikut të infektimit nga koronavirusi.

Ajo ka lindur më 11 shkurt 1904 dhe është personi i dytë më i vjetër në botë sipas Listës Botërore të Renditjes Supercentenare të Gerontology Research Group (GRG). Personi më i vjetër është japonezi Kane Tanaka, i cili mbushi 118 vjeç në 2 janar.

Të fundit

Ja kush do t’i marrë milionat e lëna nga Liam Payne!

Ylli 31-vjeçar britanik Liam Payne vdiq pasi ra nga ballkoni i katit të tretë të hotelit Casa Sur në...

Nesër “Giro d’Italia 2025”, njihuni me rrugët që duhet të shmangni në Tiranë

Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të vijoj në qytetin e Tiranës më...

Në prag të ditës finale, a do të fitojë PS në 11 Maj? Ja si përgjigjet Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u përgjigjet live pyetjeve të adresuara në platformat sociale, teksa ndodhet në makinë rrugës për një tjetër takim përmbyllës elektoral. Ndërsa na...

Krimet zgjedhore/ SPAK: Janë administruar 123 kallëzime, 35 prej tyre në hetim!

SPAK bën me dije se janë administruar 123 materiale kallëzuese, ku 35 prej tyre kanë kaluar në fazën e hetimit. Krimet Zgjedhore - 123 materiale...

Studim: Fëmijët e marrin inteligjencën nga nëna dhe jo nga babai

Nuk ka një studim të vetëm që konfirmon përfundimisht se inteligjenca trashëgohet kryesisht nga nëna. Megjithatë, disa kërkime kanë sugjeruar se gjenet e inteligjencës...

Lajme të tjera

Web TV