Interpelanca me banorët e Kukësit, Balluku: Gati projekti, nisim së shpejti punën për ndërtimin e ujësjellësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteti i Kukësit dhe 13 fshatra rreth tij do të jenë kantieret e radhës ku do të nisë puna për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, i cili do të garantojë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm për të gjithë banorët. Do të jetë një investim i Qeverisë Shqiptare, i cili pritët t’i japë zgjidhje një problematike të mbartur prej vitesh për këtë zonë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila ju përgjigj interpelancës së thirrur nga një grup banorësh të qytetit të Kukësit, përmes Platformës së Bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.

Balluku u shpreh se pavarësisht se Shqipëria është një vend i pasur me rezerva ujore në vitin 2013 qeveria trashëgoi një situatë problematike, ku në të gjithë vendin vetëm një zonë kishte furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm. Tashmë ky sektor ka marrë vëmendjen e duhur, si një nga pesë kolonat e strategjisë së qeverisë, dhe po investohet në disa zona njëkohësisht për t’ju ofruar qytetarëve një shërbim kaq jetik, por të munguar.

“Në kuadër të kësaj strategjie, ne kemi nisur që në fillim të vitit 2014 dhe duke vazhduar deri më sot, të studiojmë dhe të kemi një plan të mirëfilltë të masave dhe të projekteve, që kemi zhvilluar në të gjithë vendin. Vetëm sot që flasim ne kemi mbi 200 kantiere të hapura në të gjithë Republikën e Shqipërisë dhe synimi është që deri në fund të vitit 2021, të kemi ujë të pijshëm 24 orë,  në 55 zona urbane dhe në 200 zona rurale”, tha Balluku, teksa shtoi se këto investime kanë marrë edhe mbështetjen nga Banka Botërore, KFW dhe Bashkimit Europian.

Lexo edhe :  Momente paniku në emision, ministri ndihet keq, dërgohet me urgjencë në spital

Sa i takon qytetit të Kukësit, Balluku informoi banorët se shumë shpejt do të nisë puna për projektin, i cili garanton furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për të gjithë banorët.

“Ne do nisim zbatimin e projektit menjëherë dhe objekti është optimizimi i furnizimit me ujë të qytetit të Kukësit. Është një projekti, i cili do të zgjidhë përfundimisht problematikën e furnizimit me ujë për qytetin e Kukësit. Ne vazhdojmë projektin edhe në zonat rurale, në fshatrat përreth zonës së Kukësit, pasi planet tona janë të mëdha dhe ne besojmë se duhet të ketë një zhvillim të madh turistik në të gjithë zonën”, bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Investimet të cilat Qeveria Shqiptare po realizon në Kukës, veçanërisht ndërtimi i aeroportit, tha Balluku pritet t’i japin zonës zhvillimin e munguar duke e kthyer atë në një pikë të rëndësishme turistike.

Banorët e Kukësit, nga ana e tyre, e cilësuan si tepë të rëndësishëm dhe mëse të mirëpritur vendimin për ndërhyrjen në rrjetin e ujësjellësit të qytetit.

Të fundit

Dhunuan Genard Hajdinin dhe babain e tij/ Nis hetimi për 40-vjeçarin dhe 25-vjeçaren

Policia e Tiranës ka identifikuar personin që goditi me grusht personazhin e rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babain e tij, 4...

Situata me zjarret, “Mbrojtja” bën bilancin: 21 vatra në territor, 3 janë aktive

Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 18 janë shuar dhe 3 janë...

Në Gaza mbijetojnë vetëm më të fuqishmit – të tjerët mbesin duarbosh

Nga Nagham Zbeedat, Haaretz Në cepin e shkatërruar jugor të Rripit të Gazës, Um Balsam qëndron brenda një tendë të sajuar me çadra plastike e...

Qyteti spanjoll ndalon festimin e Fitër dhe Kurban Bajramit në vende publike

Autoritetet lokale të qytetit Jumilla në Spanjë kanë ndaluar komunitetin mysliman që t’i shfrytëzojë hapësirat publike, si qendrat apo sallat e sportit, për të...

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi sot në mesditë Greqinë jugore. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet u regjistruan në orën 12:49...

Lajme të tjera

Web TV