Organizoi ceremoninë për Metën, gjobitet me 50 milionë lekë kryetari i shoqatës ‘Durrësi Autokton’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Durrësit ka gjobitur me një gjobë prej 50 milionë lekësh (të vjetra) Abdulla Deliallisi, kryetar i shoqatës “Durrësi Autokton”, i cili organizoi takim me më shumë se 10 persona në ambient të mbyllur.

Bëhet fjalë për një takim i organizuar nga shoqata që ai drejton në sallën e pallatit të kulturës Aleksandër Moisiu të qytetit, ku ka marrë pjesë edhe presidenti Ilir Meta.

Qëllimi i takimit ka qenë dekorimi i Arkeologut Vangjel Toçi pas vdekjes me titullin Nderi i Kombit.

Në sallë ka pasur shumë të pranishëm në kundërshtim me masat që parashikon protokolli për tu mbrojtur nga Covid-19.

Njoftimi i plotë i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e zbatimit të masave anticovid, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Strukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, shtetasin A. D. (përfaqësues i  një shoqate), pasi ka organizuar një aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020, pikën 2 të nenit 3, si dhe pikën 1 të Urdhrit nr. 633 datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid dhe i fton ata të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha: Kam në dorë laptopin e patronazhistëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se ka shtënë në dorë laptopin e patronazhistëve të PS-së. Paralajmëroi...

Aktori që luajti “Sulejmanin e Madhërishëm” dënohet me burg!

Halit Ergenç, aktori i njohur për rolin e tij si Sulejmani i Madhërishëm në serialin historik me të njëjtin emër, është dënuar me burg...

Berzh, 900 milionë euro për Shqipërinë/ Mbështetja për integrimin në Bashkimin Europian

900 milionë euro investime do të sigurojë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në 5 vite për Shqipërinë. Gjatë prezantimit të raportit të Tranzicionit 2024-2025...

Sllovakia miraton shitjen e mishit të arinjve të murrmë për konsum

Qeveria e Sllovakisë ka miratuar një plan kontrovers për të lejuar shitjen e mishit të arinjve të egër, një specie e mbrojtur nga ligji...

“Kokërr vote nuk vjen”, kur Murrizi paralajmëronte Flamur Nokën për humbjen e 11 majit

"PD ka pësuar dëme nga heshtja dhe servilizmi i një grushti të pështirë hileqarësh” Myslim Murrizi, i cili kandidoi në listën e hapur të PD...

Lajme të tjera

Web TV