Policia e Lushnjes arrestoi një 44-vjeçar ditën e djeshme, pasi tentoi të përdhunonte një 20-vjeçare.
Sipas informacioneve, Besim Hysllari shkoi në shtëpinë e të resë dhe u mundua që të hapte derën me forcë.
Vajza ka arritur të shpëtojë vetëm me një gërvishtje, pasi 44-vjeçari u pikas shpejt nga familjarët e saj.
Banorët e fshatit e njohin si një njeri me probleme, pasi edhe vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.
Në një intervistë për “Shqipëria Live”, xhaxhai i 44-vjeçarit Nevruz Hysllari, tha se edhe pjesëtarët e tjerë të familjes janë të sëmurë.
“Ai merr ilaçe, ata janë të gjithë njësoj. Po piu një gotë raki, atë punë ka. Duhet të mos pijë. E kemi mbajtur nën vëzhgim jo vetëm ne, por edhe i gjithë komuniteti. Besimi është në burg që ditën kur bëri atë veprim”,- tha Nevruzi.
Xhaxhai i 44-vjeçares i kërkoi falje familjes së vajzës 20-vjeçare.