101-vjetori i Tiranës kryeqytet/ Ekspozohen 60 fotografi të vjetra nga AQSH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të 101-vjetorit të Tiranës kryeqytet, në mjediset e kalasë së Tiranës janë ekspozuar për publikun 60 fotografi të vjetra nga AQSH, kartolina, objekte autentike nga koleksionistët dhe elementë të veshjeve tiranase.

Në çeljen e ekspozitës “Historia e Tiranës së vjetër përmes fotografive” të pranishëm ishin drejtori i përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido; zv/kryetari i bashkisë Tiranë, Andi Seferi; Klodiana Toptani, administratore e Kalasë; Mirela Bogdani, kryetare e Shoq. Tirana Intellectum.

Drejtori i përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, theksoi rëndësinë e datave të tilla për të treguar edhe çfarë ruhet në fondet arkivore, si një moment me rëndësi për kujtesën.

“101-vjetorin e Tiranës vendosëm ta kremtonim përmes kësaj ekspozite ku shfaqen imazhet e vjetra të kryeqytetit, para vitit 1945. Këtu tregohet një pjesë e historisë së tij, me ndërtesat historike me funksion publik, banesat e Tiranës, ngjarje dhe personazhe”, u shpreh Bido.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë në Kalanë e Tiranës, në hapësirën publike të ekspozitave për cilindo që dëshiron të shohë Tiranën siç ka qenë, përmes fotografive por edhe objekteve autentike.

 

Të fundit

Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë

Në përplasjen e fundit diplomatike midis Kievit dhe Budapestit, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Hungarinë për "ndryshimin e fajit"...

Shorti i Champions League, përballje plot emocion që në raundin e parë

Është hedhur këtë të enjte në Monaco të Francës shorti për fazën e grupeve për kompeticionin më të ndjekur të futbollit në klube, atë...

Aksident në Ballsh, makina përplas të miturën

Një 7 vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident rrugor në qytetin e Ballshit. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues shtetasin S....

Tifozët e Jagiellonias mbërrijnë në Tiranë, fotoja e parë e huliganëve polak

Dinamo do të presë sot Jagiellonian në stadiumin “Air Albania”. Do të duhet një mrekulli përballë polakëve, pasi takimi i parë në transfertë u...

Gjumi i rrezikshëm i politikës kosovare

Enver Robelli Ndërsa klasa politike e Kosovës është futur në një tunel të gjatë të polarizimeve ekstreme, shoqëruar nga një propagandë e pandërprerë akuzash e...

Lajme të tjera

Web TV