Lufta me tumorin, shtrohet në spital gazetarja e famshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sara Carconero, bashkëshortja e legjendës së Real Madrid Iker Casillias, njëkohësisht edhe gazetare sportive, është shtruar në spital pas një komplikacioni nga tumori malinj të vezores.

Carconero u shtrua në një spital privat në qytetin verior spanjoll të Pamplona, vetëm dy ditë pasi mbushi 37 vjet. Raportimet lokale duke cituar burime të afërta me gazetaren, thonë se ajo po shërohet dhe mezi pret të kthehet në jetën e saj të përditshme.

Carbonero njoftoi në maj të vitit 2019 se ishte operuar për kancer të vezoreve.

Ajo iu nënshtrua një operacioni në ‘Ruber Internacional’ të Madridit për të hequr tumorin para se t’i nënshtrohej disa muaj kimioterapisë.

Casillas dhe Carbonero janë një nga historitë më të famshme të dashurisë në futbollin spanjoll.

Çifti kanë pësuar probleme të ndryshme shëndetësore në vitet e fundit.

Mamaja dhe motra e saj gjithashtu thuhet se po e vizitojnë rregullisht së bashku me shoqen e saj të ngushtë, Isabel Jimenez.

Modelja njoftoi se kishte kancer vetëm tre javë pasi Casillas pësoi një sulm në zemër,

Ajo pranoi në atë kohë: “Kur nuk ishim shëruar ende nga një tronditje, jeta na ka befasuar sërish”.

Të fundit

E rëndë në Greqi/ Shqiptarja humb jetën në vendin e punës, i bie krevati sipër

Edhe pse shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, gruaja kishte ndërruar jetë. Autoritetet kanë vijuar arrestimin e pronarit...

Shqipëria kryeson “kolonën” për zgjerim të BE-së, Kallas besim për Tiranën

Monada Mehmetaj nga Luxenburgu ekskluzive per Fjala. al Në një moment delikat për arkitekturën e sigurisë dhe stabilitetit europian, Ballkani Perëndimor mbetet një nyje strategjike,...

Dita përkujtimore e dhunës seksuale në luftën e Kosovës /Spiropali: S’do jeni kurrë vetëm

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar sot në ditën përkujtimore të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke dhënë një...

META do të përdorë të dhënat publike të përdoruesve evropianë për të trajnuar IA

Meta do të fillojë të mbledhë realisht të dhënat e përdoruesve evropianë vetëm pasi të ketë informuar, gjatë javëve në vijim, të gjithë personat...

Gjermania e hapur për dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë

Gjermania është e përgatitur të dërgojë raketa Taurus në Ukrainë si pjesë e përpjekjeve për të ndihmuar Kievin të kapë vrullin kundër Rusisë, ka...

Lajme të tjera

Web TV