Shkelën masat anti-covid/ Gjobiten me 10 mln lekë 2 përfaqësuesit e PD në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndëshkohen me masë administrative 5.000.000 lekë secili, 2 përfaqësues të subjekteve politike në Manzë dhe Shkallnur, të cilët kanë organizuar aktivitete politike në kundërshtim me rregullat anti covid.

Gjobë kanë marrë përfaqësues i partisë Demokratike Shkallnur, Arapaj Fatmir Muça dhe përfaqësues i partisë Demokratike Manëz, Agim Cani.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndëshkohen me masë administrative 5.000.000 lekë secili, 2 përfaqësues të subjekteve politike në Manzë dhe Shkallnur, të cilët kanë organizuar aktivitete politike në kundërshtim me Aktin Normativ.

Ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti privat në Sukth, i cili lejoi zhvillimin e një aktiviteti politik në subjektin e tij.

Gjithashtu, ndëshkohen me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, pronarët e 2 subjekteve, të cilët u konstatuan duke ushtruar aktivitet pas orarit të vendosur për mbyllje.

Strukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesin e një subjekti politik në Manzë, shtetasin A. C., dhe përfaqësuesin e një subjekti politik në Shkallnur, Arapaj, shtetasin F. M., të cilët kanë organizuar dhe zhvilluar aktivitete politike në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, pikën 2 të nenit 3, si dhe pikën 1 të Urdhrit nr. 633, datë 17.11.2020 të MSHMS “Për ndalimin e  grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura.

Gjithashtu është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti në Sukth, shtetasi F. Ç., i cili ka lejuar zhvillimin e një  aktiviteti politik në subjektin e tij, duke shkelur Aktin Normativ.

Lexo edhe :  "Bilanci 1463 problematika"/ Rama mbledh me urgjencë deputetët dhe drejtorët e Bashkisë

Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrolleve në terren në subjekte që kanë vijuar ushtrimin e aktivitetit, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos zbatuar orën policore, kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative me nga 1.000.000 lekë:

Shtetasin E. Ç., pronar i një subjekti në lagjen nr. 17, Durrës;

Shtetasin Sh. K., pronar i një subjekti në Shijak.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi, dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital, cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer burim rreziku për qytetarët.

Të fundit

73,5 mln euro! Arsenali më në fund arrin akordin për sulmuesin

63,5 mln euro plus 10 mln euro bonuse. Arsenali me këto shifra ka finalizuar marrëveshjen me Sporting Lisbonën për...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Bie në det helikopteri që po fikte zjarret, pilotët dalin me not

Një helikopter që ishte angazhuar në fikjen e zjarreve në zonën e Aspropyrgos në Greqi, bëri një ulje emergjente në det, në Gjirin e...

Lapaj e ftoi të hiqnin dorë të dy nga mandati, reagon Shabani

i është përgjigjur Adriatik Lapajt, i cili ditën e sotem nga selia e "Shqipëria Bëhet" e ftoi të dy bashkë të heqin dorë nga...

Rama publikon videon nga Thethi: Pas operacionit nga… kanceri

Disa ditë pas përfundimit të aksionit të IMT-së në Theth, ku u prishën ndërtimet e paligjshme, kryeministri Edi Rama ka postuar pasditen e sotme...

Lajme të tjera

Web TV