E pazakontë në historinë parlamentare të Kosovës/ VV merr vota sa të gjitha partitë e tjera bashkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kosova një ditë më parë ka mbajtur zgjedhjet e përkohshme parlamentare, zgjedhje këto që u vlerësuan të drejta dhe demokratike.

Rekord të ri në historinë parlamentare të Kosovës ka vendosur Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, në zgjedhjet e 14 shkurtit. Partinë që merr pjesë në zgjedhje vetëm prej vitit 2010, rezultatet preliminare e kanë nxjerrë me më shumë vota se LDK-ja e epokës së ish-presidentit Ibrahim Rugova në dy palë zgjedhjet e para të pasluftës.

LDK-ja atëbotë pati fituar 45.7 për qind (2001) dhe 45.42 (2004). Pas 20 vjetësh, LVV-ja ka fituar 47.69 për qind apo 320 mijë vota nga mbi 90 për qind të vendvotimeve të procesuara. Në koalicion me LVV-në ishte edhe lista e Vjosa Osmanit e cila ndau rrugët me LDK-në vitin e kaluar, thotë “Zëri”.

Rezultat historik të dobët kanë shënuar partitë që në periudha të ndryshme qeverisën vendin dy dekadat e kaluara. LVV-ja ka marrë vota më shumë se PDK-ja, LDK-ja e AAK-ja bashkërisht.

Mbështetur në rezultatet preliminare, PDK-ja ka fituar 17.36 për qind, LDK-ja 13.41 për qind, kurse AAK-ja 7.45 për qind.

Nisma e Fatmir Limajt nuk ka arritur ta kalojë pragun, duke mbetur në 3 për qind.

Është edhe një kontingjent i votave nga diaspora që nuk janë numëruar ende dhe mund ta ndryshojnë rezultatin përfundimtar.

Vetëvendosje ka dalë forcë e parë edhe në shumicën prej komunave të mëdha përfshirë Prishtinën, Podujevën, Prizrenin, Gjilanin, Ferizajn, Pejën e Gjakovën.

PDK-ja ka arritur t’i ruajë bastionet e saj në Skenderaj dhe Drenas.

Kurse LDK-ja nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë, duke dështuar edhe në bastionet e saj.

Ka dalë vetëm e dyta apo e treta edhe në komunat ku udhëheq në nivel komunal, sikurse në Pejë dhe Istog.

Lexo edhe :  Kosova mirëpret “Defender Europe 2025”/ Stërvitja më e madhe shumëkombëshe

Dalja e qytetarëve në zgjedhjet e djeshme në Kosovë, ka qenë 45.06 për qind.

 

Të fundit

Pse u thirr Edi Rama në ‘folenë’ e ‘ish-armiqve’ të tij brenda CDU-së gjermane? (FOTO)

Nga Ylli Pata Kryeministri Edi Rama ka postuar sot, dy statuse në faqen e tij në Facebook, nga pjesëmarrja e tij në një...

Botuesit shqiptarë ngrenë alarmin për vjedhjen e librave: Po përdoren fondet publike

Pirateria e librave është kthyer në një fenomen shqetësues për botuesit shqiptarë, të cilët kanë ngritur alarmin për këtë problem që tashmë nuk është...

Meta i pandehur nga SPAK/ Avokati: Duhet të merrnin dhe Shkëlzenin…

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në një studio televizive komentoi vendimin e SPAK për të marrë të pandehur Ilir Metën, duke theksuar se janë...

Nis monitorimi me kamera inteligjente në autostrada, gjoba aplikohet automatikisht

Autostradat kryesore në Shqipëri do të monitorohen me kamera inteligjente, por me implementimin e sistemeve do të nisë edhe gjobitja e drejtuesve të automjeteve...

Autostrada Tiranë – Qafë Kashar përfundon brenda vitit, shpejtësia e lejuar 130 km/h

Punimet për rehabilitimin dhe zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës po vijojnë me ritme të shpejta. Aktualisht, në fazën e dytë të tyre, janë realizuar rreth 50%...

Lajme të tjera

Web TV