Ulen rastet me Covid-19 në Kosovë/ Një i vdekur dhe 178 raste të reja në 24 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ka pasur ulje te dukshme të rasteve me koronavirus. Nga testimi i 2.040 mostrave të marra, kanë rezultuar vetëm 178 raste pozitive me Covid-19.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 57 raste, Mitrovicë 15 raste, Pejë 15 raste, Gjakovë 12 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 8 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Gjilan 5 raste, Lipjan 5 raste, Obiliq 5 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Vushtrri 4 raste, Malishevë 3 raste, Drenas 2 raste, Suharekë 2 raste dhe mga një rast komunat Dragash, Istog, Junik, Kaçanik, Klinë, Shtërpcë dhe Viti.

Po ashtu raportohet se brenda 24 orëve është raportuar vetëm një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, dhe atë një 65-vjeçar nga Prishtina.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 267 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.028 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.946.

Numri total i rasteve pozitive është 64.519 raste nga 268.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.545 raste të vdekjes.

 

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV