Covid në Kosovë/ Vijojnë shifrat e larta të infektimeve dhe vdekjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 5 viktima si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 285 raste të reja të infektuara. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Njoftimi i IKSHPK’së:

319 TË SHËRUAR DHE 285 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.196 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 285 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (75 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 65.350 raste nga 277.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.558 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.974 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.818.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 123 raste, Gjakovë 22 raste, Pejë 22 raste, Podujevë 17 raste, Vushtrri 12 raste, Lipjan 11 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Rahovec 9 raste, Gjilan 8 raste, Viti 7 raste, Deçan 5 raste, Prizren 5 raste, Drenas 4 raste, Obiliq 4 raste, Suharekë 4 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë dhe Skenderaj.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV