Dita Ndërkombëtare e Sporteve Ushtarake, ministri Peleshi poston videon: Kampionët nuk ndalen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot ndryshe nga vitet e tjera Dita Ndërkombëtare e Sporteve Ushtarake, na gjen në një situatë të vështirë. Megjithëse në këto kohë me masa kufizuese shumë kanë hequr dorë nga sportet, këtë nuk e kanë bërë efektivët e Forcave të Armatosura.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nëpërmjet një video me moton “Kampionët nuk ndalen” të postuar në rrjetet sociale ka dhënë mesazhin se efektivët e FA janë gjithmonë gati të përballojnë çdo sfidë, sado e vështirë të jetë ajo!

Me zhvillimin e sporteve ushtarake që mbulojnë disa disiplina, Forcat e Armatosura japin një kontribut të madh për ecurinë e sportit dhe kulturës sportive.

Më datë 18 shkurt që është edhe dita e CISM-it zhvillohet çdo vit një maratonë vrapi nga vendet anëtarë të kësaj organizate duke u kthyer në ditën ku ushtarakë dhe civilë vrapojnë së bashku në gjithë botën nën flamurin e sportit dhe paqes.

Në CISM (International Military Sport Council) Këshillin Ndërkombëtar të Sporteve marrin pjesë 136 vende pjesëmarrëse, midis tyre edhe Shqipëria.

Të fundit

Si të fshini llogarinë tuaj në Instagram dhe të rikuperoni të gjitha fotot

Ju mund të dëshironi të shkëputeni nga rrjetet sociale duke fshirë llogarinë tuaj , por rreziku është që të humbni materialin fotografik...

Jeni dhurues i rregullt i gjakut?/ Ja ndryshimet gjenetike që pëson organizmi juaj

Ndryshime gjenetike janë identifikuar në qelizat burimore të gjakut nga dhurues të shpeshtë që nxisin gjenerimin e qelizave të reja për të zëvendësuar ato të humbura , por...

5 gabimet e pafalshme që produksioni i BBVA këtë bërë këtë sezon me banorët dhe ndjekësit

Ky sezon i “Big Brother VIP Albania” ka qenë një nga më të diskutuarit për shkak të situatave të papritura dhe vendimeve të diskutueshme...

‘Çmendet’ Lamborghini, prodhon linjën e karrocave për fëmijë/ Kushton plot 5.000 dollarë

Prodhuesi i makinave luksoze Lamborghini, po hyn në tregun e paisjeve për fëmijë duke bashkëpunuar me markën britanike të artikujve për fëmijë Silver Cross...

Republika Sërpska drejt shpalljes shtet?/ Dodik sfidon urdhërarrestin

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska po mban një seancë të posaçme ku po diskutohet miratimi i një kushtetute të re, që do ta përkufizonte...

Lajme të tjera

Web TV