Zyrtare/ Sulmuesi i Tiranës transferohet te klubi i madh europian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana ka gjetur akordin me Legian e Varshavës për të transferuar sulmuesin Ernest Muçi drejt Polonisë.

Tirana bën me dije se gjithçka është arritur që kalimi të bëhet këto ditë, me merkaton në Poloni që mbyllet në datën 24 shkurt, pra pas pak ditësh.

19-vjeçari Muçi tanimë do duhet të tregojë veten e tij në një kampionat më të fortë dhe në një skuadër që merr pjesë rregullisht në ligat europiane. Ende nuk ka më shumë informacion për shumën e transferimit (afro 500 mijë euro), ndërsa fakt është se bardheblutë do mbajnë një pjesë të kartonit të lojtarit. Muçi ka dalë nga Akademia e bardhebluve.

Njoftimi i klubit:

“Ernest Muci, arrihet marrëveshja me klubin Europian Legia Warsaw! Klubi i Futbollit Tirana njofton se ka arritur marrëveshjen me klubin Legia Warsaw për lojtarin Ernest Muci. Klubi Polak pikasi sulmuesin bardheblu dhe menjëherë zyrtarizoi një ofertë për ta patur atë pjesë të tij. Legia është klubi më i suksesshëm i futbollit polak në histori dhe 19 herë kampione vendi.

Klubi i Futbollit Tirana dhe Akademia e saj tregoi sërish se është një makineri talentesh dhe trampolina më e mirë drejt suksesit. Talenti bardheblu 20 vjecar luajti ditën e djeshme ndeshjen e tij të fundit me fanellën tonë. Nga dita e sotme, lojtari i KF Tirana është I lirë pas marrëveshjes së firmosur mes palëve. @ernest_muci histori suksesi bardh’e blu!”, shkruan klubi kampion.

Të fundit

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Dash Sula tallet me demokratët: Vijoni vajtimin në seli!

Ish-deputeti i PD-së, dashnor Sula, i ka bërë thirrje deputetëve që t’i rikthehen punës në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit. Me anë të një...

Lajme të tjera

Web TV